5.5 C
Tiranë
Sunday, February 1, 2026
spot_img

Qindra të dënuar në burgjet shqiptare do të mund të punësohen jo vetëm në institucionin e kryerjes së dënimit, por edhe në sektorë privatë

Qindra të dënuar në burgjet shqiptare do të mund të punësohen jo vetëm në institucionin e kryerjes së dënimit, por edhe në sektorë privatë, të tillë si fasoneritë. Programi, sipas Ministrisë së Drejtësisë, zbatohet për herë të parë.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve prezantuan dje projektin e ri për punësimin e të dënuarve në institucionet e ekzekutimeve të vendimeve penale.

“Janë 380 të dënuar si fazë e parë që do të punësohen në IEVP e republikës. Sot nisim me Durrësin, ku kanë filluar punën 15 të dënuarit e parë. Është një program ambicioz, që implementohet për herë të parë me ligjin e ri për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve”, është shprehur Manja.

Ai ka shpjeguar se punësimi i personave që vuajnë dënimin në institucionet shqiptare, nuk do të jenë vetëm në administratën e burgjeve, por edhe në sektorin privat.

“Në burgun e Fierit po diskutohet të punësohen 200 të dënuar në sektorin privat; po ashtu edhe 70 të dënuar në institucionin e vuajtjes së dënimit në Reç të rrethit të Shkodrës. Në total, siç e thashë, do të jenë 380 të punësuar në këtë fazë të parë që punojnë në administratën e burgjeve.

Në lidhje me punësimet në bashkëpunim me sektorin privat, jemi në bisedime me shumë kompani, kryesisht në fushën e fasonerive. Në total do të jenë rreth 680 të dënuar që do të punësohen”, tha ministri i Drejtësisë.

Ai shpjegoi edhe mënyrën e pagesës që do të kryhet sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, ku të punësuarit në administratën e burgjeve dhe që paguhen me fondin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve do të kenë 25 për qind të pagës së funksionit që kryejnë, ndërkohë që të punësuarit në sektorin privat do të paguhen me pagën minimale.

Në kuadrin e vjetër ligjor, puna e të dënuarve shpërblehej me zbritje të ditëve të dënimit. Në projektin e punësimit mund të përfshihen vetëm të dënuarit me vendim të formës së prerë.

Një prej të burgosurve në Burgun e Durrësit, i quajtur Kastriot Ramazani, punon si kuzhinier në ambientet e vuajtjes së dënimit. Ai thotë se me pagën që merr, i dërgon lekë fëmijës së tij.

“Do të më ndihmojë që të t’ia çoj fëmijës tim, të ushqehet. Kam një nuse që është e papunë. I vetmi krah pune jam vetëm unë, unë jam këtu”, tha ai. Ramazani është dënuar me 8 vite burg, ndërsa aktualisht ka kryer vetëm 1 vit e gjysmë nga dënimi i tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arrestohet 30-vjeçari në Sarandë për shitje të kanabisit, sekuestrohen lëndë narkotike dhe automjeti

0
Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës, teksa dyshohet se shiste kanabis të ndarë në doza gati për shitje. Operacioni u organizua dhe...

Presidenti Vuçiç nënshkruan “Ligjet e Mrdiçit”, opozita alarmon për kontroll mbi gjyqësorin dhe pengesë...

0
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka nënshkruar një seri ligjesh të propozuara nga deputeti i SNS-së, Ugljesha Mrdiç, të njohura si “Ligjet e Mrdiçit”,...

Tre arrestime dhe 4 në hetim në Tiranë për kontrabandë të veshjeve të luksit

0
Tre persona janë arrestuar dhe katër të tjerë janë vënë nën hetim në Tiranë, të akuzuar për kontrabandë të veshjeve të luksit nga Kina...

Amnistia penale pritet të përfshijë mbi 10 mijë persona, përfitojnë edhe gra dhe të...

0
Mbi 10 mijë persona pritet të përfitojnë nga amnistia e ardhshme penale në Shqipëri, sipas shifrave paraprake të Ministrisë së Drejtësisë. Nga ta, mbi...

Këshilli i Europës alarmohet nga numri i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri

0
Numri i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri ka shqetësuar Këshillin e Europës, duke nxitur vlerësime kritike për përdorimin e masës së paraburgimit. Kryeministri...