30 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Ministria Ibrahimaj :”Edhe nëse lufta përfundon, kriza do vazhdojë”

Kriza duket shumë larg fundit. Të paktën këtë ka lënë të kuptohet, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj e cila në një intervistë të dhënë për “A2 Busines”, ka thënë se edhe në rast se lufta do përfundonte sot, kriza do të vazhdonte dhe pasojat do të ishin më afatgjata.

Sipas saj, qeveria po hartonte dy skenarë të cilët mund të ndiqen, njëri më optimist dhe tjetri më pesimist.

“Po hartojmë dy skenarë, një më pak pesimist dhe një më shumë pesimist, se çfarë do të ndodhë pas 3 muajve. E ardhmja nuk dihet dhe për këtë sfidoj çdo specialist”– tha Ibrahimaj.

Teksa foli për të ardhmen ekonomike, Ibrahimaj u shpreh se kjo krizë është shumë më e rëndë ajo gjatë pandemisë. Më tej, në këtë situatë, ministrja u shpreh se FMN rekomandon që duhet pasur fokusi te shtresat dhe kategoritë në nevojë.

“Edhe nëse lufta përfundon sot, pasojat e saj do të vazhdojnë gjatë. Kjo është një krizë ekonomike shumë më e rëndë edhe se pandemia”– u shpreh ministrja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...