30 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Sot afati i fundit që Basha të bëj dorëheqjen, ja kë fton në Shqipëri

Kjo javë nuk ka qenë e lehtë për Lulzim Bashën, që po bën të gjitha përpjekjet e tij për të qëndruar në krye të partisë Demokratike, pavarësisht se tashmë largimin ia kërkojnë dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

Teksa shumica e grupit parlamentar i kanë vendosur ultimatum ditën e sotme, për një dorëheqje nga posti i kryetarit, me shpresën se atë pozicion do ta marrë njëri prej tyre, kryedemokrati ende në detyrë nuk ka qendruar duarkryq.

Ai ka sjellë në Tiranë një politikan të lartë gjerman, Elmar Brok, i cili po tenton të luajë rolin e negociatorit mes palëve të së djathtës, duke zhvilluar disa takime të nivelit të lartë në Tiranë, qoftë me Berishën apo me Topallin, dy ish-eksponentë të lartë të Partisë Demokratike.

Në fakt në ndryshim nga Basha, që e ka prezantuar Brok si përfaqësues të sjellë nga Partitë Popullore Europiane, burime bëjnë me dije për Faxweb.al, se PPE nuk e kanë pranuar zyrtarish një negociim të tillë.

Basha iu ka thënë deputetëve që i kanë dalë së fundi se ish-anëtari i Parlamentit Europian për afro 40 vite është në statusin e negociatorit zyrtar. Një gjë e tillë u përgënjeshtrua dje dhe nga deputeti i pozicionuar pranë Komisionit të Rithemelimit Belind Këlliçi.

”Basha po gënjen deputetët sërish për të thënë se PPE kanë dërguar në Tiranë një person të deleguar nga ata që të gjejnë një rrugë të përbashkët dhe Berisha të tërhiqet për të fituar më shumë kohë. Ky është një lajm i rremë.

Po ka ardhur një personalitet evropian që është në pension politik, por që ka ardhur i mandatuar vetëm nga Basha, dhe nuk ka lidhje me PPE. Kjo është një çështje e brendshme e PD-së, pasi ka një debat shterues se cila është shumica e vërtetë në PD tashmë. Ky debat ka marrë fund në 6 mars”, tha dje Belind Këlliçi.

Sa i takon Bashës, kreu i PD-së ka folur për një reflektim, pasi vetë mohoi para gazetarëve humbjen në zgjedhjet e 6 Marsit. Pas rritjes së pakënaqësisë së brendshme, Basha u detyrua që të pranonte jo vetëm humbjen, por edhe nevojën për një reflektim dhe analizë mbi rezultatin, që ishte më i rëndi që pas themelimit të Partisë Demokratike.

Pozicionet në PD tashmë janë bërë të qartë, nga një anë Basha me një grup deputetësh, që vazhdojnë ti qëndrojnë besnik, edhe pse duhet thënë se mund të numërohen me gishtat e njëjrës dorë, nga ana tjetër Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit, që kërkojnë që partia të hyjë në një garë të hapur për kryetarin, ku nuk përjashtojnë as vetë Bashën.

E në anën e tretë qëndrojnë shumica e deputetëve të grupit parlamentar, kryesisht të emëruar nga Basha, të cilët kërkojnë largimin qoftë të Berishës, qoftë të Bashës. Sipas tyre kreu i ri i PD duhet të zgjidhet nga vetë grupi parlamentar.

Kësaj teze i qëndrojnë fort deputetët Grida Duma, Agron Gjekmarkaj, Gazment Bardhi apo Ervin Salinanji. Disa prej tyre madje kanë kërcënuar se në rast se Berisha do të rimarrë drejtimin e Partise Demokratike, vetë ata nuk do të jenë më as deputetët të thjeshtë të Partisë Demokratike.

Një tjetër zhvillim që pritet me interes, dhe mund të shtyjë dorëheqjen e Bashës, është vendimi që pritet të japë nesër Gjykata e Tiranës, për statutin e PD-së, që u miratua në Kongresin e 18 Dhjetorit, ku në rast se ato miratohen, do të mund ti jepnin kryedemokratit një artificë shtesë në përballjen me Berishën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...