Australia dhe Japonia kanë vendosur të tjera sanksione mbi Moskën. Kanberra ka vendosur miliarderët Oleg Deripaska dhe Viktor Vekselberg, 11 banka dhe entitete qeverie në listën e sanksioneve.
“Australia tani ka vënë në shënjestër të gjitha entitetet e qeverisë ruse përgjegjëse për emetimin dhe menaxhimin e borxhit sovran të Rusisë”, tha në një deklaratë ministrja e Jashtme Marise Payne.
Ndërkohë Tokio ka sanksionuar 15 rusë të tjerë dhe 9 organizata duke përfshirë edhe eksportuesin e armëve Rosoboronexport që menaxhohet nga shteti rus.