12.5 C
Tiranë
Tuesday, March 24, 2026
spot_img

Albin Kurti takim me kancelarin austriak, kërkon përshpejtimin e antarësimit të Kosovës në BE

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar nga Kancelari austriak Karl Nehammer, përshpejtim të agjendës së integrimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Vetë Kurti ka treguar sot të gjitha detajet e takimit midis tyre në Prishtinë, gjatë vizitës zyrtare të z. Nehammer.

“Isha i nderuar ta mirëpres në kryeministri, Kancelarin Federal të Republikës së Austrisë, z.Karl Nehammer, – shkroi Kurti në Fb. – E falënderova kancelarin Nehammer për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë dhe ndihmën e dhënë para dhe gjatë luftës në Kosovë. Austria ishte rreze shprese për ne gjatë okupimit dhe apartheidit.

E para ua hapi dyert nxënësve dhe studentëve shqiptarë të Kosovës, të cilëve u mohohej e drejta e studimit në objektet legjitime arsimore. Ishte edhe ndër shtetet e para që e njohu pavarësinë, e që nga atëherë investimet e Austrisë në Kosovë kapin vlerën prej 287 milionë euro.

E njoftova kancelarin për punën e Qeverisë sonë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe për ndikimet pozitive që reformat kanë pasur e vazhdojnë të kenë në performancën e ekonomisë së Kosovës.

Potencova rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe përshpejtimit të agjendës së integrimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Biseduam për situatën e re politike të krijuar pas agresionit dhe invazionit rus në Ukrainë dhe nevojën për ruajtjen e paqes e stabilitetit afatgjatë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vizita e djeshme dhe takimet miqësore rikonfirmuan marrëdhëniet tradicionalisht të mira mes dy vendeve tona,” nënvizoi Kryeministri i Kosovës dhe vijoi: “Dy popuj, me kulturë të vjetër e me të përbashkëta historike zhvilluan marrëdhëniet përgjatë shekujve dhe do t’i zhvillojnë edhe më tej falë interesave të përbashkëta.
Kryeqyteti austriak ishte qendër ku lanë gjurmë shumë figura arti e shkence që ishin me origjinë shqiptare apo të tjerë që u morën me historinë, kulturën e gjuhësinë shqiptare.

Studiues e intelektualë që vepruan e formësuan aspiratat e dy popujve si: Johan Georg von Hahn, konsull i Austrisë në Janinë më 1847, themelues i Albanologjisë; Carl Patsch, ilirolog dhe udhëheqës i themelimit të Muzeut Kombëtar të Shqipërisë; Maximilian Lambertz, studiues me kontribut të madh në albanologji dhe folklorin shqiptar; albanologët e mirënjohur Hermann Ölberg, Gustav Meyer dhe Norbert Jokl. Gjuhëtari i madh shqiptar, Eqrem Çabej ishte student i Norbert Joklit.

Gjergj Pekmezi themeloi Katedrën e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Vjenës, që mban edhe emrin e tij. Ai dhe shkrimtari ynë Hilë Mosi ishin themeluesit e Shoqatës “Dija”, në Austri, më 1904.

Po në Vjenë, saktësisht në Muzeun e Historisë së Artit, ruhen armët origjinale të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Personalitetet austriake me origjinë shqiptare, arkitekti i famshëm Karl Gega dhe aktori i jashtëzakonshëm i teatrit Aleksandër Moisiu, janë vlerat tona të përbashkëta me të cilat krenohet bota e civilizuar.
Interesimi dhe përkrahja e personaliteteve dhe diplomatëve austriakë për shqiptarët dhe përpjekjet e luftërat e tyre për çlirim e shtetndërtim nuk u ndalën asnjëherë.

Aktivistja e të drejtave të njeriut, Christine von Cohl, gazetare, shkrimtare dhe eksperte e Ballkanit, e cila vepronte në Vjenë, ishte përkrahësja e pakursyer e të drejtës së shqiptarëve të Kosovës për liri e demokraci. Ajo mbahet mend veçanërisht për artikujt dhe librat e saj mbi shpërbërjen e Jugosllavisë në vitet 1990.

Shqiptarët do t’i kujtojnë me respekt kontributin dhe mbështetjen e miqve austriakë Franz Vranitzky, ish kancelar i Austrisë, Alois Mock, ish-zëvendëskancelar, Albert Rohan, ish ndërmjetësuesi në bisedimet për Kosovës dhe ish-zëvendës kancelari Erhard Busek, i cili vdiq para pak ditëve. Për humbjen e tij i shpreha dje ngushëllimet më të sinqerta kancelarit Nehammer.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Vonuan operacionin e vajzës sime”: procedohen dy mjeke, motër e vëlla, pas kallëzimit të...

0
Dy mjeke, motër e vëlla, janë proceduar penalisht pas një kallëzimi të bërë nga një qytetar, i cili i akuzon për neglizhencë në trajtimin...

“Bota zgjodhi të mos qëndronte indiferente”: Ferit Hoxha kujton ndërhyrjen e NATO në Kosovë

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka përkujtuar përmes një mesazhi publik ndërhyrjen e NATO në Kosovë, duke e cilësuar atë...

“Italianët thanë ‘JO’”: Giorgia Meloni pranon humbjen, opozita feston “një pranverë të re politike”

0
Qytetarët italianë i kanë dhënë një goditje të fortë qeverisë së drejtuar nga Giorgia Meloni, duke rrëzuar në referendum reformën në drejtësi të propozuar...

Horoskopi ditor, e Martë, 24 Mars 2026

0
♈ Dashi Je plot energji dhe gati për të vepruar. Kujdes me vendimet e nxituara, sidomos në çështje personale. ♉ Demi Kërkon qetësi dhe stabilitet. Është moment...

Parashikimi I motit, e Martë, 24 Mars 2026

0
Më 24 mars 2026, moti në Shqipëria paraqitet tipik pranveror, me kushte të qëndrueshme dhe temperatura të buta në pjesën më të madhe të...