27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Sulm kibernetik në 3 aeroporte britanike, ekspozohen të dhënat e 8.7 milionë pasagjerëve

Një sulm kibernetik ka goditur tre aeroporte kryesore në Britaninë e Madhe, duke ekspozuar të dhënat personale të rreth 8.7 milionë pasagjerëve.

Sulmi ka prekur aeroportet e Mançesterit, Londër Stansted dhe East Midlands, të cilat menaxhohen nga Manchester Airports Group (MAG).

Sipas kompanisë, hakerët kanë siguruar akses në të dhëna personale të klientëve, përfshirë adresat e emailit, numrat e telefonit, numrat e regjistrimit të automjeteve dhe kodet postare.

Të dhënat e prekura lidhen me shërbime të ndryshme të aeroporteve, mes tyre parkimi, rezervimet në sallat e pritjes, shërbimet “Fast Track” dhe abonimet Wi-Fi.

Megjithatë, MAG ka theksuar se sistemi i komprometuar nuk përmbante të dhëna bankare apo informacione mbi pagesat e klientëve.

Aeroporti i Stansted u ka bërë thirrje pasagjerëve të tregohen veçanërisht të kujdesshëm ndaj komunikimeve të papritura që mund të përdoren për tentativa mashtrimi.

“Ju nxisim të jeni veçanërisht vigjilentë në rast të emaileve, telefonatave ose mesazheve të papritura që pretendojnë se vijnë nga ne”, thuhet në mesazhin drejtuar pasagjerëve.

Aeroporti ka sqaruar gjithashtu se nuk do t’u kërkojë klientëve në mënyrë të papritur informacione mbi pagesat apo të dhënat bankare.

Manchester Airports Group deklaroi se incidenti është trajtuar menjëherë dhe se kompania po bashkëpunon me ekspertë të sigurisë kibernetike për të mbrojtur klientët dhe sistemet e saj.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar autorët e sulmit dhe mënyrën se si është siguruar aksesi në sistemet e prekura.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...