36.1 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Basha i gatshëm të bëjë gjithçka për bashkimin e demokratëve, sot mbledh grupin parlamentar

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka thirrur pasditen e sotme mbledhjen e grupit parlamentar, ku pritet që të diskutohen reflektimet për humbjen e 6 Marsit.

Basha ka thënë se është i gatshëm që të bëjë gjithçka për bashkimin e demokratëve, duke lëmë si opsion të hapur në tavolinë, edhe dorëheqjen e tij.

Mbledhja e Bashës me deputetët do të nisë në orën 17:00 në selinë e PD-së.

Javën që lamë pas ishte në Tiranë, në një tentativë për të bashkuar demokratët edhe politikani gjerman Elmar Brok.

Ky i fundit zhvilloi takime qoftë me Bashën, qoftë me Berishën, apo eksponentë të tjerë të së djathtës, por ende nuk është rënë dakord për një Kuvend bashkimi të të gjitha palëve në PD.

Berisha nuk ka ndërmend që të pranojë kushtin për të mos rikandiduar për kreun e PD-së, ndërkohë që Basha nga ana tjetër, edhe pse ka deklaruar se është gati të japë dorëheqjen,deri tani ka qenë skeptikë për ta hedhur këtë hap.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...