36.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Bordi Kombëtar vendos rritjen e çmimit të naftës e benzinës, ja sa do të shkojë

Bordi i Transparancës i ngritur me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit në mbledhjen e tij ka përcaktuar çmimet e reja të karburanteve, të cilat kanë shënuar rritje në krahasim me nivelin aktual.

Sipas burimeve nga operatorët, çmimi i naftës do të jetë 221 lekë për litër, nga 203 lekë që ishte deri më sot dhe benzina 211 lekë, nga 206 që ishte më pare. Vendimi hyn në fuqi nga e marta, datë 22 mars deri të enjten.

Sipas informacioneve te marra nga tregu operatorët thonë se dhe në këto nivele janë 15 lekë me humbje. Operatorëtt janë se ata prisnin që bordi të bënte transparencë për çmimet jo të fiksonte çmimet. Kjo situatë po i vë operatorët në vështirësi. Sipas tyre marzhi prej 5% që u është lënë tregtuesve mbi çmimin pa taksat nuk mjafton për mbulimin e kostove, por ai duhet të jetë rreth 15%.

Benzina ka qenë më e shtrenjtë se nafta sipas operatorëve, për shkak se ka firo më të larta, ngaqë avullon shpejt dhe shitet më pak. Në bursa nafta është shtrenjtuar në 113 dollarë për fuçi, nga nën 100 dollarë që zbriti në momentin që tek ne u ul me 203 lekë per litër./Monitor

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...