28 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Rusia një shtet tjetër pikësynim, Gjermania nis 5 luftanije për të mbrojtur vendin

Disa orë pasi raketat ruse goditën qytetet ukrainase më 24 shkurt, 5 luftanije gjermane u urdhëruan të lundronin drejt Letonisë anëtare të NATO-s, për të ndihmuar në mbrojtjen e atij që strategët e kanë cilësuar si pikën e dobët të aleancës, krahun lindor.

Dërgimi i shpejtë i luftanijeve gjermane tregoi se si ofensiva ruse në Ukrainë e shtyu NATO-n dhe Berlinin drejt një realiteti të ri, teksa përballeshin më kërcënimin më serioz të sigurisë kolektive qe prej Luftës së Ftohtë. Në bordin e anijes Elbe në portin e Rigës, komandanti i marinës gjermane Terje Schmitt-Eliassen tha se qëllimi i misionit ishte të tregohej prezenca në Baltikun lindor. “Do të jemi 12 njësi nga 6 vende për të treguar praninë tonë në Baltikun lindor. Ne bashkëpunojmë me vendet fqinje dhe do të kalojmë më pas në detyrën kryesore; mbrojta nga minat”, thotë ai.

Një total, prej 12 luftanijesh të NATO-s me rreth 600 marinarë në bord pritet të nisin një operacion për pastrimin e minave që gjenden në shtratin e Baltikut që prej Luftës së Dytë Botërore, mes shqetësimeve se ambiciet e Rusisë mund të zgjerohen në këtë rajon pas Ukrainës. Kjo do ta përfshinte NATO-n në një konfrontim direkt me Moskën.

E krijuar në 1949 për t’u mbrojtur nga kërcënimi sovjetik, aleanca duket se është rikthyer në të kaluarën e luftës së mekanizuar, rritjes së madhe të shpenzimeve në buxhet dhe mundësisht perdes së re të hekurit rreth Europës. Letonia, Lituania dhe Estonia që iu bashkuan aleancës pas rënies së Bashkimit Sovjetik, kanë vetëm një lidhje të vetme tokësore me territorin kryesor të NATO-s.

Një korridor prej 65 km katrorë është i ngjeshur midis rajonit të armatosur rus të Kaliningradit në perëndim dhe Bjellorusisë në lindje. Kështu qëllimi i misionit të drejtuar nga komandanti gjerman është të mbajë të hapur kalimin detar si një itinerar furnizimi edhe për shtetet jo anëtare, si Finlanda dhe Suedia.

NATO ka zhvendosur gjithashtu 5 aeroplanmbajtëse në ujërat europianë, në Norvegji dhe Mesdhe, ka rritur numrin e avionëve të luftës në hapësirën e aleancës dhe ka dyfishuar njësitë luftarake në Baltik dhe Poloni. Edhe SHBA-ja po zhvendos më shumë pajisje ushtarake në Europë, përfshirë mjete dhe armë në Belgjikë, Holandë, Gjermani dhe Poloni që mund të përdoren menjëherë nga trupat e sapombërritur amerikanë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...