36 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Ukraina ka mundur të rimarrë qytete dhe pozicione mbrojtëse në lindje të kryeqytetit, Kiev

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar vlerësimin e saj të fundit të inteligjencës për luftën, duke thënë se.

Ukraina ka mundur të rimarrë qytete dhe pozicione mbrojtëse në lindje të kryeqytetit, KievMinistria e Mbrojtjes thotë se Ukraina ka pasur gjithashtu njëfarë suksesi duke i shtyrë forcat ruse nga toka që kishin marrë në veriperëndim të Kievit.

Analiza e Mbretërisë së Bashkuar shton se linjat e furnizimit të Rusisë janë tepër të zgjeruara.

Zhvillimet e fundit nga Ukraina:

Presidenti i SHBA Joe Biden do të takohet të premten me refugjatët ukrainas në kufirin polako-ukrainas. Më shumë se dy milionë ukrainas kanë ikur në Poloni për t’i shpëtuar luftimeve.

Një muaj pas pushtimit të Rusisë, presidenti i Ukrainës Volodymr Zelensky u ka thënë vendeve evropiane se kishin qenë  shumë vonë” ndaj kërcënimit të Moskës, duke sugjeruar se sanksionet e mëparshme mund të kenë penguar luftën.

Ai u bëri thirrje atyre që “të mos vonohen” në miratimin e kërkesës së Ukrainës për t’u bashkuar me BE.

Fjalimi i Zelensky pasoi një ditë intensive samitesh urgjente në Bruksel midis vendeve perëndimore të bashkuara kundër pushtimit të Rusisë

Biden tha se NATO “do të përgjigjej” nëse Rusia përdor armë kimike në Ukrainë, por nuk dha detaje se si. Perëndimi ka paralajmëruar për një skenar të tillë pasi lufta në Ukrainë zvarritet në javën e saj të pestë

NATO konfirmoi gjithashtu se do të dërgonte 40,000 trupa në total në Sllovaki, Hungari, Bullgari dhe Rumani – fqinjët në kufi me Ukrainën.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson i tha BBC-së se Ukraina mund “me siguri ta fitojë” luftën, por Putini nuk duket i interesuar për të ndjekur paqen.

Në fushat e betejës, një anije ruse zbarkuese u pretendua se u shkatërrua në qytetin port të okupuar të Berdyansk të enjten, thanë zyrtarët ukrainas.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...