31.4 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Berisha për Non-Grata: “Marrëdhëniet e mia me SHBA-të janë dhe do të mbeten marrëdhënie të diktuara nga vlerat e lirisë”

Ish-kryeministrit Sali Berisha i është kërkuar një mesazh për SHBA-të në konferencën e sotme për mediat, pasi dha një mesazh për demokratët dhe kryeministrin Edi Rama. Ai tha se përgjigjen e kanë dhënë demokratët me votën e lirë dhe pikërisht vlerat e lirisë diktojnë marrëdhëniet e tij me SHBA-të.

“Pyetjen e ke të tepërt, në kuptimin që përgjigjen më të shkëlqyer të asaj pyetjeje ia kanë dhënë demokratët me votën e tyre të lirë.

Marrëdhëniet e mia me SHBA-të janë dhe do të mbeten marrëdhënie të diktuara nga vlerat e lirisë, parimet e demokracisë që ndajnë popujt e lirë. Por meqenëse e shtron në këtë mënyrë, do të jap dhe një përgjigje të dytë. Kjo parti është parti e spektrit konservator dhe ka për partnere të saj partinë republikane.

Ju jeni dëshmitarë se eksponentë ndër më të rëndësishmit të niveleve të larta të kësaj partie e kanë quajtur vendimin e sekretarit të shtetit, një vendim të mirëfilltë politik të diktuar nga Soros për të ndihmuar Edi Ramën. Ky njeri që ka bërë këtë deklaratë ka qenë njeriu më i informuar i atij shteti për postin që ka mbajtur.

Ju keni një kongresmen që i tha sekretarit të shtetit publikisht se vendimi yt vjenp nga hiçi. Nuk është dorëzuar asnjë provë. ka një realitet nën ndikimin e Sorosit është marrë ai vendim, ka dhe një që e cilëson vendim politik hakmarrës nga personalitetet më të shquara të atij vendi.

Në momentin që të publikohet një fakt i vetëm, një dokument i vetëm, një provë e vetme se unë apo fëmijët e mi kanë përfituar nga pasuritë publike qoftë dhe një qindarkë, unë marr çdo vendim ndaj vetes sime, përndryshe qëndroj shqiptar krenar, i palëkundur”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...