31.4 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Berisha do të kandidojë për kreun e PD? /Berisha: Padiskutim që po, ftoj këdo që dëshiron të garojë, të krijojë ekipin e tij

I pyetur mbi mundësinë e kandidimit të tij në për postin e kryetarit të partisë Demokratike, Berisha u përgjigj se tashmë kjo ishte një çështje e ditur që ishte konfirmuar edhe në dat1%n 6 mars në rezultatin e zgjedhjeve lokale të pjesshme ku “Shtëpia e Lirisë” mori më shumë vota se PD zyrtare.

Berisha: Ajo që unë i sugjerova Alibeajt ishte që në grup parlamentar të jetë çdo deputet dhe të ketë një debat mes demokratëve. Mendoj se ai ishte dakord me këtë. Unë këtë e quaj si një hap të rëndësishëm në procesin e bashkimit të demokratëve sepse unë kam vlerësim për grupin e deputetëve. A do të ndodhë? Deputetë janë, le të mblidhen.

Pyetje: E konfirmoni kandidaturën në garën për kryetar të PD?

Berisha: Që të them se më detyron të përsëri përgjigjen, pa diskutim që unë do të jem në garë të hapur dhe ftoj cilindo koleg deputet dhe jo deputet që dëshiron të garojë. Është i mirëpritur në një garë të ndershme dhe të rregullt. I ftoj ata që duan të kandidojnë, të krijojnë ekipin dhe të përcaktojnë rregullat që dëshirojnë dhe ju garantoj se do jetë gara më e hapur që ka ndodhur ndonjëherë. Nuk vendos më Berisha për veten e tij, vendosi 6 marsi dhe një lëvizje unike në llojin e saj ku anëtarësia mori në dorë fatin e partisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...