15.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Shkodër/Eksplozivi i vendosur në dy biznese, njëra pronë e Xhemal Bushatit

nga vendi ku ka shpërthyer eksplozivi në Shkodër. Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur brenda 10 minutave në dy biznese gjatë mesnatës.

Objekti i parë është në zonën e Pedonales, afër Prefekturës së Shkodrës. Objekti në pronësi të ish-kandidatit për Kryetar Bashkie, Xhemal Bushati. Mësohet se objekti në pronësi të tij është me kohë i lëshuar me qera.

Ndërsa shpërthimi i dytë është vendosur në një nga linjat e supermarketeve. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si ‘Rruga e Gjerë’, pranë stadiumit.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 02:20, në derën e supermarketit në pronësi të shtetasit F.M. në lagjen ” Kongresi i Permetit” si dhe në derën e një biznesi tjetër privat butik rrobash në pronësi të shtetasit Xh.B. në lagjen “Vasil Shanto”, është vendosur lëndë plasëse dhe si pasojë e shpërthimit të tyre kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT