25.6 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

E konfirmon Kremlini, oligarku rus Roman Abramovich pjesë e negociatave ruso-ukrainase

Kremlini ka konfirmuar se oligarku rus Roman Abramovich ka marrë pjesë në negociatat ruso-ukrainase. Konfirmimi vjen pas lajmeve se miliarderi ishte përfshirë në bisedimet për paqe mes dy vendeve.

Në një konferencë të enjten, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Abramovich “ka marrë pjesë në negociatat në fazën fillestare, kjo është e vërtetë”.

Peskov dha pak detaje rreth rolit të tij, ndërsa shtoi: “Dhe tani bisedimet po vazhdojnë midis dy ekipeve negociuese, ruse dhe ukrainase”.

Zëdhënësi i Kremlinit konfirmoi përfshirjen e biznesmenit në negociata, pas një pyetjeje në lidhje me një artikull në The Wall Street Journal që raportonte se administrata Biden hoqi sanksionet ndaj Abramovich me nxitjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, për shkak të rolit të oligarkut në bisedimet për paqe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...