5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Joe Biden takohet me ministrat kryesorë ukrainas në Varshavë, bisedimet e para ballë për ballë që nga fillimi i pushtimit rus

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u takua të shtunën në Varshavë me dy ministra ukrainas në bisedimet e para ballë për ballë midis presidentit amerikan dhe zyrtarëve të lartë të Kievit që nga fillimi i pushtimit rus.

Ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba dhe ministri i Mbrojtjes, Oleksie Reznikov bënë një udhëtim të rrallë nga Ukraina në një shenjë të mundshme të rritjes së besimit në luftën kundër forcave ruse.

Takimi u zhvillua në hotelin Marriott në qendër të qytetit – përballë një stacioni treni të Varshavës ku ka pasur një fluks të vazhdueshëm refugjatësh ukrainas që nga fillimi i konfliktit.

Biden u pa i ulur në një tavolinë të gjatë të bardhë midis Sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA Lloyd Austin, përballë Kulebës dhe Reznikovit, sipas raportimit të AFP-së.

Në sfond ishin flamujt e Ukrainës dhe të SHBA-së.

Biden u takua për herë të fundit me Kuleban në Uashington më 22 shkurt, dy ditë përpara se Rusia të fillonte sulmin e saj.

Që atëherë, Kuleba është takuar edhe me Sekretarin e Shtetit Amerikan, Anthony Blinken në Poloni pranë kufirit me Ukrainën më 5 mars.

Biden është në ditën e dytë dhe të fundit të një vizite në Poloni pasi u takua me krerët e BE-së dhe NATO-s në Bruksel në fillim të javës.

Të premten, ai u takua me ushtarët amerikanë të stacionuar në Poloni pranë kufirit me Ukrainën.

Ai vlerësoi ukrainasit për shfaqjen e “shtyllës kurrizore” kundër pushtimit rus dhe e krahasoi rezistencën e tyre me protestat pro-demokracisë në sheshin Tiananmen në Kinë në 1989.

“Ky është sheshi Tiananmen në katror,” tha ai.

Ai gjithashtu iu referua presidentit rus Vladimir Putin si “një njeri që, sinqerisht, mendoj se është një kriminel lufte”.

“Dhe unë mendoj se ne do të përmbushim edhe përkufizimin ligjor të kësaj,” tha ai.

Biden tha se do të kishte dashur të shihte “nga dora e parë” shkatërrimin e shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

“Ata nuk do të më lënë, kuptohet, mendoj, të kaloj kufirin,” tha ai.

Më vonë të shtunën, ai do të takohet me udhëheqësit polakë, do të vizitojë një qendër pritjeje për refugjatët dhe do të mbajë një fjalim madhor mbi konfliktin./REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...