14.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Horoskopi ditor, e diel, 27 Mars 2022

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje do të vendosin këtë të dielë nëse do të shmangin rutinën, ose nëse do të përpiqen të eliminojnë vështirësitë me të cilat do të përballen. Tregohuni të kujdesshëm dhe mos e thyeni ligjin. Ka gjasa të përballeni me mosmarrëveshje në familje. Këshillohet të mos nxitoheni me veprimet tuaja.

Demi

Mos neglizhoni këshillat e personave tuaj të afërt, mbi të gjitha rekomandimet nga persona me më shumë eksperiencë se ju. Shmangni shakatë e papërshtatshme dhe alkoolin. Në mbrëmje mund të përfshiheni në punët e shtëpisë.

Binjakët

Rrezikoni të humbisni kontrollin e emocioneve gjatë kësaj të diele. Nuk rekomandohet të eksperimentoni me stilin e të veshurit. Në mbrëmje mund të mësoni diçka të re në familjen tuaj. Beqarët e kësaj shenje ka gjasa të zhgënjehen nga një marrëdhënie e mundshme romantike.

Gaforrja

Gaforret kanë çdo shans për të pasur një ditë produktive. Mos lejoni që depresioni, pasiguria dhe pesimizmi të ndikojnë në planet tuaja. Mos dilni menjëherë në përfundime, nëse nuk jeni dakord me sjelljen e një prej të afërmve tuaj.

Luani

Luanët nuk duhet të shmangin kompromiset nesër. Dëgjoni mendimin e kolegëve, të afërmve dhe miqve. Ka gjasa që disa prej tyre t’ju japin ide të vlefshme. Mund të takoni dikë me të cilin keni mjaft kujtime nga e kaluara. Ata që janë në kërkim të dashurisë, mund të realizojnë një takim mjaft të këndshëm romantik.

Virgjëresha

Mos i kushtoni më shumë rëndësi pushimit se punës. Fitorja që do të arrini do të jetë shumë emocionuese për ju, mbi të gjitha nëse jeni përpjekur shumë për ta arritur atë. Do të jeni shumë energjikë, çfarë do t’ju ndihmojë që të përballoni volumin e madh të punës.

Peshorja

Disa Peshore do të zhvillojnë disa takime shumë të dobishme. Ka gjasa që duke pasur prioritet marrëdhënien tuaj romantike, biznesi dhe karriera të kalojë në vend të dytë. Nuk parashikohen konflikte apo probleme gjatë kësaj të diele.

Akrepi

Për disa Akrepa detyra kryesore do të jetë kërkimi i një stili të ri veshjeje. Ka gjasa që të bëni edhe ndryshime në sjelljen tuaj, por rezultati i eksperimenteve të tilla nuk dihet. Do të ishte e udhës të përqendroheshit në çështje më serioze.

Shigjetari

Shigjetarët mund t’ju befasojnë me shpejtësinë e tyre nesër. Ka gjasa që brenda kësaj ditë t’ju duhet të realizoni shumë punë dhe të merrni vendime të rëndësishme për fatin e karrierës suaj. Pasdite do të gjeni kohë mjaftueshëm për t’u relaksuar.

Bricjapi

Bricjapët rrezikojnë të mbeten pa fjalë këtë 27 mars. Kjo mund të vijë si pasojë e një problemi personal. Rekomandohet të flisni hapur me njerëzit tuaj të ngushtë, pasi do të ndikojë mjaft mirë në gjendjen tuaj psikologjike.

Ujori

Ujorët nuk do të jenë lehtësisht të kuptueshëm nesër. Gjendja juaj emocionale do të ndryshojë shpesh. Nuk është dita e duhur për të zhvilluar negociata të rëndësishme apo për t’u fokusuar te çështjet financiare.

Peshqit

Peshqit nuk do të përballen me probleme gjatë kësaj të diele. E vetmja gjë që mund t’ju shqetësojë paksa është pagjumësia. Bisedat e hapura me miqtë e ngushtë janë të mirëpritura. Madje, njëri prej tyre përveçse mik, mund të shndërrohet edhe në partner në biznes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...