10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Berisha takim me demokratët në Tepelenë: “Sot PD siç ka nevojë zogu për ajrin ka nevojë për bashkimin e saj”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur sot nga Tepelena takimet e ‘Foltores’ me demokratët, te cileve u ka bere thirrje per bashkim dhe mobilizim per perballjen me qeverine, qe ai e quan “regjim”.

“Sot PD siç ka nevojë zogu për ajrin ka nevojë për bashkimin e saj. Ka nevojë që çdo anëtar çdo mbështetës të lerë mënjanë çdo zemër thyerje, të mobilizojmë energjitë tona për një betejë të rëndësishme, betejë me regjimin më të rrezikshëm, me regjimin që bazon veprimtarinë e tij në vjedhjen dhe krimin.

Regjimin të cilin kriza po e nxjerr përditë para shqiptarëve që çfarë fatkeqësia është për ta. Ndërkohë që nafta ne Ukrainë është 1 euro më e lire se sa në Shqipëri mijëra metra nga lufta. Prania sot këtu e demokratëve të cilët kanë pasur qëndrime të ndryshme nga njeri – tjetri është një mesash i shkëlqyer.

8 vite në opozitë, 8 vite trysni, diskriminim, pushime nga puna, kjo është një lumë sakrificash që i bashkon demokratët”, tha Berisha.

Ai deklaroi më tej se është detyra jonë dhe misioni ynë t’i shpjegojmë çdo qytetari se kjo që po ndodh nuk është nga lufta, nuk është nga natyra, por mbi të gjitha nga vjedhja e qeveritarëve.

“Nafta shitej në Milano 1.7 euro. Në Shqipëri nafta shkoi 2.2 euro. Italia nuk nxjerr naftë, Shqipëria nxjerr 1 mln ton naftë. Po nxore 1 mln naftë dhe konsumon gjithsej 700-800 mijë ton, ti ke mundësi fare mirë që naftën ta fusësh në çmimet e rregulluara të energjisë dhe qytetarët e tu të mos pësojnë në këtë mënyrë. 13 vende të BE-së kanë ulur akcizat, TVSH-të apo masa të tjera për të lehtësuar qytetarët. Këtu si në asnjë vend tjetër nafta takohem me 4 taksa, 3 tarifa”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...

Përmbytje tragjike në Kenia, 62 viktima mes tyre 8 fëmijë

0
Të paktën 62 persona, mes tyre edhe tetë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që goditën Nairobi dhe...

Pas arrestimit të Gjesti-t, reagon pronari i “Onima”: “Shqiponja nuk kap miza”

0
Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave se ka kanosur kompaninë muzikore Onima, ka ardhur edhe reagimi i parë nga pala tjetër...

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...

Trump kërcënon Iranin: “Mund ta godasim sërish ishullin Kharg”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme të tjera ndaj qendrës kryesore të eksportit të naftës së Iranit,...