30.9 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Kremlini: Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës mund të zhvillohen në Turqi, më 29 mars

Kremlini tha se bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës mund të zhvillohen në Turqi të martën, më 29 mars, dhe se sipas Moskës, është e rëndësishme që të ketë takime sy më sy, pasi siç tha ka pasur mungesë të përparimit në bisedime deri më tani.

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, u pajtuan që Stambolli të ishte nikoqir i rundit të ri të bisedimeve, që Turqia shpreson se do të çojë në një marrëveshje armëpushimi në Ukrainë. Turqia tha se bisedimet mund të nisin të hënën, por zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ka pak gjasa që negociatorët të arrijnë në Turqi të hënën. “Përderisa ne nuk mund dhe nuk do të flasim për përparim në bisedime, fakti qëndron se takimet sy më sy janë të rëndësishme”, tha Peskov.

“Ne kemi politikë që të mos tregojmë informacione për bisedimet sepse mendojmë se vetëm mund të dëmtojnë procesin negociator”. Deri më tani, sipas Peskov, nuk është arritur ndonjë përparim në bisedimet me Ukrainën, apo për idenë për një takim të mundshëm midis presidentit rus, Vladimir Putin, dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ndërkaq, edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka folur për takimin e mundshëm Putin-Zelensky. Ai tha se do të ishte kundërproduktive që një takim i tillë të mbahej tani, duke shtuar se liderët duhet të takohen kur dy palët të arrijnë përparim në bisedime.

“Një takim ndërmjet Putinit dhe Zelenskyt është i nevojshëm sapo ne të jemi afër zgjidhjes së të gjitha çështjeve kyçe”, tha Lavrov gjatë një interviste për një media serbe. Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ndërkaq, më 25 mars, Moska bëri të ditur se do të fokusonte luftën e saj në rajonet lindore ukrainase, teksa inteligjenca perëndimore thotë se përparimi i trupave ruse ka ngecur gjerësisht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...