21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Kremlini plan për të përdorur armët bërthamore?/Zëdhënsi i Kremlinit sqaron situaten e veteme ku mund të përdoreshin

Rusia do të përdorte armë bërthamore vetëm kur ekziston një kërcënim për ekzistencën e vendit – dhe jo si rezultat i luftës së vazhdueshme në Ukrainë, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një intervistë për PBS Newshour të hënën.

“Çdo rezultat i operacionit (në Ukrainë), natyrisht, nuk është një arsye për përdorimin e një arme bërthamore,” tha Peskov. “Ne kemi një koncept sigurie që e thotë shumë qartë se vetëm kur ekziston një kërcënim për ekzistencën e shtetit, në vendin tonë, ne mund të përdorim armët bërthamore për të eliminuar kërcënimin për ekzistencën e vendit tonë”.

Kur u pyet për komentet e presidentit amerikan Joe Biden që e quajti Vladimir Putin një “kasap” dhe deklaroi se Presidenti rus nuk duhet të mbetet më në pushtet, Peskov tha “është mjaft alarmante”.

“Është fyerje personale,” tha Peskov. “Sigurisht, është krejtësisht e papranueshme. Nuk i takon Presidentit të Shteteve të Bashkuara të vendosë se kush do të jetë dhe kush është president i Federatës Ruse”.

Në një fjalim në Poloni të shtunën, Biden bëri një koment të improvizuar – “Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet” – që i kapi zyrtarët amerikanë dhe ndërkombëtarë të papërgatitur, duke e detryruar Shtëpinë e Bardhë të bënte një sqarim të dytë.

Në intervistën për PBS, Peskov mohoi se forcat ruse kishin shënjestruar qëllimisht civilët në Ukrainë – pavarësisht se forcat ukrainase, gazetarët dhe refugjatët po largoheshin nga vendi duke përshkruar bombardimet brutale që godasin infrastrukturën civile, duke përfshirë shtëpitë, shkollat, spitalet dhe më shumë.

“Ata nuk po bombardojnë shtëpi. Ata nuk po bombardojnë apartamente. Ata nuk po bombardojnë objekte civile”, tha Peskov. “Bombardimet synojnë infrastrukturën ushtarake.”

SHBA zyrtarisht deklaroi javën e kaluar se forcat ruse kishin kryer krime lufte në Ukrainë. Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë ka nisur gjithashtu një hetim për pushtimin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...