12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Lulëzim Basha president i ri i sugjeruar nga socialistët?/Elisa Spiropali sqaron thashethemin që ka qarkulluar këto ditë

Pas dorëheqjes nga drejtimi i PD-së, emri i Lulzim Bashës është lakuar në jo pak raste, si pretendent për të qenë president i ardhshëm i vendit.

Por duket se për socialistët, që kanë nisur nga puna për përzgjedhjen e kandidatëve presidencialë, emri i Bashës nuk është fort i pranuar.

Elisa Spiropali, e cila është pjesë e treshes që Partia Socialiste ka caktuar për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, deklaroi se ai që do të zgjidhet duhet të përfaqësojë frymën e një uniteti dhe të ketë interesin kombëtar dhe qytetar primarin.

“Basha nuk përkon me identikitin e Presidentit që ne kërkojmë. Kjo është e sigurt. S

igurisht që duhet të plotësojë të gjitha kriteret e Kushtetutës, por mbi të gjitha të përfaqësojë frymën e një uniteti, pra të jenë gjëra që kanë kuptim, të kenë interesin kombëtar dhe qytetar primar, të mos fus hundën në punë politike, të mos ndërhyjë nëpër procese, të mos dale e të bëj thirrje për sqepar e për hanxhar, të mos jetë pjesë e partive politike.

Shikoni Presidentin Meta dhe përfytyroni të kundërtin dhe ai do të jetë identikiti i Presidentit të ri”, u shpreh Spiropali. Ajo tha se mund të jetë edhe një grua në vendin e Presidentit dhe i vetmi kriter që duhet plotësuar është mosha, pra duhet mbi 40 vjeç.

Duke u ndalur tek situata në PD, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, u shpreh se ndjen keqardhje për PD dhe se gjatë debateve më herët në parlament, ka pasur gjithmonë batuta por kanë qenë për të vënë në dukje të vërtetën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...