29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Zgjatja e vlefshmërisë së vizave turistike/ Zv.konsullja amerikane në Tiranë: “Kjo nuk do të thotë që mund të rrish në Amerikë për 10 vite por…

Zv.konsullja e SHBA-ve në Shqipëri, Crystal Overmyer sqaroi se çfarë do të thotë vendimi i bërë public dje lidhur me zgjatjen e vlefshmërisë së vizave turistike dhe të biznesit nga 3 në 10 vjet.

Në një intervistë për Tvsh, ajo u shpreh se gjatë kësaj periudhe ambasada është duke procesuar një numër të madh kërkesash për vizë, duke qenë se dy vitet e fundit ato u reduktuan për shkak të pandemisë.

Pse u mor tani ky vendim?

Kohë pas kohe SHBA vlerësojnë vlefshmërinë e vizave dhe kjo ka të bëjë me reciprocitetin e marrëdhënieve që vendet e tjera vendosin mbi qytetarët amerikan. Kjo tregon se pjesa e vlefshmërisë së vizave B1 dhe B2 është ndryshuar në 10 vite për shqiptarët pas 1 prillit. Ne e shpërndamë këtë lajm këtë vit në 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve të Shqipërisë dhe SHBA-së. Dy vendet  kanë histori shumë të gjatë me njera-tjetrën. Shqiptarët kanë miq në Amerikë dhe do vazhdojmë të krijojmë lehtësira për udhëtimet e shqiptarëve në Amerikë. Këto kanë qenë disa vite të vështira për shkak të pandemisë. Gjatë 2021 ne nuk kemi dhënë shumë viza. Por këtë vit ne po i rikthehemi shërbimeve. Ato filluan që vjet për vizat turistike do punojmë sa më shpejt që të procesojmë sa më shumë viza që të jetë e mundur. Ne po punojmë shumë shpejt.

Kjo do të thotë që ne s’do plotësojmë më dokumente apo do të kalojmë të gjitha fazat që kanë qenë dikur për vizën amerikane?

Procesi do të mbetet kryesisht i njëjti. Procesi është i thjeshtë, aplikantët do të plotësojnë një formular DS 160 që e gjejnë online, të paguajnë tarifën dhe të vijnë në takim me dokumentet e duhura. Nëse viza jepet ata marrin pasaportën dhe vendndodhjen. Dua të përmend edhe programin që nëse një qytetar ka pasur një vizë që ka skaduar në 48 muaj ata mund të riaplikojnë dhe nëse kualifikohen janë të gjithë të ftuar të shohin lajmet në webin tonë.

Me ndryshimin e kohëzgjatjes, ndryshon edhe afati i qëndrimit në SHBA?

Kjo është shumë e rëndësishme për të kuptuar që edhe pse viza vlen për 10 vjet, kjo nuk do të thotë që mund të rrish në Amerikë për 10 vite. Kjo do të thotë që mund të udhëtosh nga dhe për në SHBA në periudhën 10 vjeçare kur flasim për vizat turistike dhe biznes. Këto janë aktivitetet që përfshin kjo vizë. Ata që marrin këtë vizë mund të shkojnë për një periudhë 10 vjeçare për këtë lloj aktivitetesh.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...