17.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Rama takim në Tiranë: Frika më e madhe se s’do ketë energji në treg, do subvencionojmë familjet…

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me importues, eksportues dhe përfaqësues të zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës, në ambientet e Dogaës së Tiranës.

Rama njoftoi se do të ketë një ulje të ndjeshme të përpunimit të deklaratave doganore për t’i kursyer kohë dhe kosto biznesit ka ndikuar tejet pozitivisht në lehtësimin e barrës së kësaj krize.

Rama dhe Ibrahimaj thanë se do të japin garanci sovrane për importuesit, me garancinë se në rast se do të kenë stok të mallrave ato do të blihen nga shteti.

‘Garanci sovrane për importuesit e përpunuesit për të pasur kapital qarkullues’, tha ministrja Ibrahimaj.

Kryeministri u ndal dhe te kriza e energjisë elektrike, që sipas tij problemi real që do të shfaqet është ajo e mungesës në treg.

“Pasqyra e furnizimit me energji, është gjithnjë e më e keqe, të gjitha vendet janë duke u përballur me një situatë të paparashikueshme, frika themelore, nuk është thjesht rritja e çmimit, por mungesa e energjisë për ta blerë në treg.

Ne kemi marrë përsipër diçka të domosdoshme, për të mbajtur një frymëmarrje normale për një kohë të vështirë për të gjithë, duke mos rritur çmimin për biznesin e vogël dhe familjarët. Prej kohësh jemi në marrëdhënie të tregut të lirë, aty është një diskutim tjetër”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se do të ketë subvencionim për familjet dhe bizneset që do të investojnë në panele diellore.

“Po përgatisim një plan për të mbështetur familjarët. Nëse familjet në një pallat do të duan të investojnë për të vënë panele diellore dhe njëkohësisht për bizneset nëse do të duan të prodhojnë energji për fabrikën e tyre gjatë gjithë kohës së ditës, problemi i shkëmbimit aty është mundësia për ta patur ditën dhe pamundësia për ta patur natën, gjë që sjell nevojën për shkëmbim, pro për fabrikat që aktivitetin e kanë gjatë ditës, kjo është më e mira për t’u bërë”, tha Rama në takimin me importuesit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...