13.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

“Deputetët janë të popullit, individët janë të vetes” shprehet Edi Rama për Alqi Bllako

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë publike pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së partisë Socialiste. Menjëherë pasi ka dalë nga ambientet e selisë rozë, Rama u pyet mbi kërkesën e SPAK për heqjen e mandatit të deputetit Alqi Bllako për të bërë arrestimin e këtij të fundit.

Kryeministri, Edi Rama: Deputetët janë të popullit, individët janë të vetes dhe përpara ligjit nuk ka deputet, nuk ka ministër apo politikanë, apo të fortë, janë të gjithë të barabartë. Habitem që ka akoma nevojë për të tilla pikëpyetje ndërkohë që gjithçka që po ndodh nuk është gjë tjetër veçse përgjigja për ata që nuk besonin se në Shqipëri do të bëhej një reformë në drejtësi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT