Pasi u përgjigj ndaj pyetjeve lidhur me zhvillimet e fundit, ku SPAK ka kërkuar arrestimin e deputetit socialist, Alqi Bllako, kryeministri Edi Rama foli edhe për çështjet e diskutuara në mbledhjen e Kryesisë së PS.
Ai tha se në kongres do të prezantoheshin rezultatet e Këshillimit Kombëtar.
“Ne folëm për agjendën e kongresit, vazhdimin e procesit të mbledhjes së opinioneve të fshehta të gjithë përfaqësuesve të grupit parlamentar.
Në kongres do të paraqesim rezuktatet e procesit të Këshillimit Kombëtar. Është një proces jashtëzakonisht i rëndësishëm. Është hera e parë që ndodh në Shqipëri. Që nga kongresi do ju tregojmë njerëzve se përse procesi i Këshillimit Kombëtar është kaq i rëndësishëm”– u shpreh Rama.