17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

OSHEE gati të zbatojë fazën e parë të instalimit të matësave inteligjent, fondi limit 8.5 milionë euro

Projekti për instalimin e matësve inteligjentë në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike që përfshin hallkat nga kabinat tek konsumatori fundit pritet që të nisë së shpejti.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) hapi këtë javë garën për fazën e parë të projektit dhe që parashikon instalimin e matësve inteligjentë në kabina elektrike dhe kjo do të nisë në dy bashki që kanë probleme.

Fondi limit për këtë fazë është 8.5 milionë euro. Kjo më pas do të shtrihet në të gjithë vendin dhe pas instalimit të matësve inteligjentë në kabina, faza e radhës është ajo e plotësimit të konsumatorëve fundorë.

“Referuar strategjisë së matjes shoqëria e OSSH/OSHEE sha Group për fazën e parë të këtij projekti me një fond limit prej 1.048.176.705 lekë kërkon të realizojë Furnizim vendosjen dhe instalimin e sistemit të Matjes Inteligjente të Bilancit të energjisë elektrike të 3350 Kabina Elektrike TM/TU në zonat e përgjegjësisë përkatëse me humbje të Larta të Nënstacioneve elektrike TL/TM në Rajonet Shkodër dhe Durrës integrimet e tyre në platformën MDMS ( Meter Data management )” thuhet në dokumentin e OSHEE.

Kompania argumenton se cilat janë përfitimet e instalimit të matësve inteligjentë në gjithë sistemin e shpërndarjes nga njëra anë dhe si arritëm tek ky projekt në anën tjetër.

“Duke u nisur nga zhvillimet e tregut te energjisë elektrike dhe kërkesat e saj,OSHEE Group kërkon të instaloje Sistemit te Matjes Inteligjente dhe Rrjetave Inteligjente (SMART GRID), të cilat përfshijnë platformën e vendosjes se matëseve inteligjentë në konsumatorët fundorë, platformën e vendosjes së matëseve bilanciere në kabinat elektrike si dhe platformën e verifikimit dhe kontrollit të tyre” nënvizon OSHEE.

Sipas dokumentit objektivat kryesorë të projektit janë:

Reduktimi i humbjeve jo-teknike, duke u fokusuar në procesin e bilancit (Energji e Konsumuar-Energji e Faturuar) të të ardhurave për të optimizuar këtë proces dhe për të zvogëluar vjedhjet në rrjet
Ulja e humbjeve teknike, duke u fokusuar në efiçencën e infrastrukturës së shpërndarjes.
Ulja e kostove të mirëmbajtjes dhe zëvendësimit të transformatorëve shpërndarjes TM/TU
Rritja e cilësisë se shërbimit
Përballja me rritjen e energjisë se prodhuar nga burime te reja te energjive te rinovueshme
Kontroll fleksibel i ngarkesës ne rrjetin e tensionit te ulet

Sipas kompanisë së shpërndarjes avantazhet kryesore të sistemeve SMART GRID janë që së pari lexim i i matjes bëhet automatikisht dhe integrimi me BILLING SISTEM(sistemi i faturimit) nxjerr direkt faturën e konsumit të abonentit. Së dyti shmangen gabimet njerëzore në lexim ndërkohë që ka shpejtësi më të madhe në përpunim dhe nxjerrje të faturës më shpejt. Së treti eliminon nevojën të shkohet tek abonenti për lexim duke ulur kostot operative të kompanisë. Së katërti mundëson matjen e energjisë me klasë të saktësisë së lartë (psh në cl: 0.5). Njëkohësisht mat rrymën, tensionin, frekuencën, harmonikat, fuqinë aktive, fuqinë reaktive elektrike.

Po kështu shkyçja e abonentëve qe nuk paguajnë faturën bëhet direkt nga qendra operative në OSHEE Tiranë nga PLATFORMA pa pasur nevojë të shkohet fizikisht tek abonenti “Avantazh i madh është pasi matësit SMART që po montohen janë projektuar që të lexojnë dhe të gatshëm për leximin e energjisë elektrike prodhuar me panele diellore” thuhet në raportin e OSHEE.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...