32.6 C
Tiranë
Friday, June 26, 2026

Alqi Bllako u arratis? /Merr fund misteri i vendndodhjes së ish-deputetit socialist

Ka marrë fund misteri i vendndodhjes së ish-deputetit socialist Alqi Bllako, i cili zyrtarisht sipas drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit është vetëdorëzuar gjatë ditës së djeshme.

Sipas policisë Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Burime bëjnë me dije se vetëdorëzimi i Bllakos ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në ndryshim nga ajo që u raportua dje në mesditë.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, informon publikun se përkundër disa lajmeve të rreme mbi arratisjen e shtetasit Alqi Bllako, ky shtetas ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme.

Sqarojmë se shtetasi Alqi Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme pati një sërë aludimesh se Bllako mund të ishte arratisur jashtë vendit, sa kohë që nga policia nuk kishte asnjë raportim zyrtar mbi vetëdorëzimin apo arrestimin e tij.

Fillimisht vetëdorëzimi i tij u raportua pak pas mesdite, edhe pse zyrtarisht informacioni nuk u konfirmua, më pas u tha se ish-deputeti mund të ishte arratisur, për të kulmuar te vetëdorëzimi i tij shumë orë më pas nga raportimet policore.

Bllako akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në lidhje me procedurat e ndjekura për shpalljen e kompanisë fituese për inceneratorin e Fierit.

Në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së mjedisit, Bllako së bashku me eprorin e tij Lefter Koka, akuzohen për falsfikim dokumentesh duke favorizuar kompaninë e biznesmenit Klodian Zoto, ky i fundit ende në kërkim.

SPAK njoftoi 3 ditë më parë, se kishte sekuestruar një apartament me vlerë afro 15 milionë lekë të reja, në emër të babait të ish-deputetit, i cili dyshohet se ishte përfituar përmes korrupsionit.

3 ditë më parë, SPAK ekzekutoi 9 urdhër arrestet e lëshuara për hetimin që lidhet me inceneratorin e Fierit. Ndërkohë u lëshuan edhe 5 urdhër-arreste të reja për dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Nga 9 urdhër arrestet, 7 ishin masa sigurie ‘arrest me burg’ dhe 2 në arrest shtëpie.

Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit, dhe Klodian Zoto, pronari i kompanisë që administron Inceneratorin e Fierit, kanë marrë masën e dytë ‘arrest me burg’, ndërkohë që 7 të tjerë akuzohen zyrtarisht nga Prokuroria për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Zoto vijon që të mbetet në kërkim, së bashku me Stela Gugallian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...

Tragjedi në Nju Jork: Gjashtë anëtarë të së njëjtës familje gjenden të pajetë, gjyshja...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Nju Jorkut, ku gjashtë anëtarë të së njëjtës familje u gjetën të vdekur në një kompleks...

“Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të...

0
Titulli: “Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të Ankarasë: Duam t’i tregojmë SHBA-së rëndësinë e aleancës Sekretari i...