34.6 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Horoskopi ditor, e shtunë, 2 Prill 2022

Dashi

Përpiquni të investoni më shumë te gjërat që ju sjellin lumturi, duke i lënë pak pas dore angazhimet në punë. Shpenzoni kohë me njerëz, të cilët ju falin dashuri. Do të kuptoni sa shumë lumturi do të merrni.

Demi

Rruga më efikase për të shkëlqyer është komunikimi me të tjerët. Nëse jeni në kërkim për të mësuar më shumë në lidhje me mundësitë e karrierës suaj, atëherë ju duhet të flisni më tepër veçanërisht me kolegët dhe njerëzit që keni pranë.

Binjakët

Keni një tendencë për të ndërtuar mure rreth vetes sa herë që përballeni me rrezik. Ka ardhur koha që të përballeni me sfidat, sado të vështira që të jenë ato. Në dashuri duhet t’i thoni gjërat troç.

Gaforrja

Mos harroni se vetëm ju dhe askush tjetër nuk është përgjegjës për jetën tuaj sociale. Sa i përket profesionit, keni nevojë që të angazhoheni më shumë për të pasur sukses. Në dashuri, gjërat duken në ngërç.

Luani

Nëse jeni duke u përpjekur që të ndihmoni një mik, nesër do të merrni disa informacione të vlefshme, që do ta bëjnë shumë më të lehtë. Dhënia e ndihmës fillon me dëgjimin dhe respektimin e asaj që dikush ju thotë. Në dashuri, duket diçka e re në sfond.

Virgjëresha

Nesër është dita për të nisur një marrëdhënie flirtuese. Programoni datën e kafesë! Nëse jeni në një marrëdhënie, kërkoni një vend të ri argëtimi. Mos kaloni në monotoni në raportin tuaj romantik.

Peshorja

Kujtimet tuaja janë një mënyrë të mrekullueshme për t’ju treguar se çfarë është e
rëndësishme në jetën tuaj. Nëse i konsideroni gabimet tuaja të së kaluarës përpara se të ndërmerrni hapin tjetër, do të shmangni disa gracka serioze.

Akrepi

Kur një ftesë bie ndesh me një tjetër, nuk mund të lejoni që ambicia juaj të përcaktojë prioritetet tuaja. Besnikëria duhet të jetë ajo që ju udhëzon. Mos harroni se duhet të flisni ballë për ballë me njerëzit për të zgjidhur problemet tuaja.

Shigjetari

Shpenzoni më pak në gjëra të cilat nuk ju nevojiten. Shenja juaj karakterizohet nga
dëshira për të shpenzuar, por nesër duhet të bëni një ndalesë dhe të mendoni për të ardhmen.

Bricjapi

Kjo është një ditë e mrekullueshme për të filluar disa aventura të mëdha. Ju duhet të vendosni si prioritet disa udhëtime për të marrë më shumë frymëzim dhe energji të reja.

Ujori

Kufijtë që vendosni për të mbrojtur veten janë të përshtatshëm për atë që po kaloni tani. Në dashuri jo gjithçka po ecën me ritmet që do të donit, por shumë shpejt gjithçka do të stabilizohet.

Peshqit

Nëse po kaloni momente jo shume pozitive sa i përket dashurisë, ndryshoni taktikë. Ka ardhur momenti që të mendoni më shumë për jetën tuaj romantike. Në punë mund të kaloni disa momente delikate, që falë aftësive tuaja, do t’i kaloni me sukses.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...