28 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Ushtria ruse sulmon autobusët me civilë, 7 të vrarë dhe mbi 20 të plagosur

Janë vrarë shtatë persona dhe 27 të tjerë janë plagosur pasi forcat ruse hapën zjarr ndaj autobusëve me civilë në fshatin ukrainas Borovaya, pranë qytetit verilindor Harkiv, tha një zëdhënës i zyrës së prokurorit rajonal, raporton AP.

Agjencitë ukrainase të sigurisë po punojnë për të përcaktuar rrethanat e sulmit, tha Dmitry Çubenko.

Ai shtoi se hetuesit po përcaktojnë gjithashtu rrugët dhe destinacionin e automjeteve që transportojnë civilë, përmes territorit të kontrolluar nga Rusia rreth Borovayas.

Prokuroria deklaroi se kishte nisur procedimin penal në lidhje me dyshimin për “shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës, e kombinuar me vrasje me paramendim”.

Pretendimet e autoriteteve ukrainase nuk ishte e mundur të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt e deri më 13 prill, janë vrarë të paktën 1.964 civilë. Zyra beson se numri i të vrarëve është shumë më i lartë, sepse informacionet nga disa zona vonohen për shkak të armiqësive dhe raporte të tjera janë duke pritur që të verifikohen.

/REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...