27.7 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

“Ai është më i madh se babai i saj”, 28-vjeçarja e dashura me e re e Al Pacinos

Aktori i Hollivudit Al Pacino është i dashuruar me një vajzë 53 vite më të vogël se ai. Sipas medias rozë “Page Six” aktori ka disa kohë që shoqërohet me Noor Alfallah, e cila është 28 vjeçe.

“Pacino dhe Noor filluan të takoheshin gjatë pandemisë. Ajo shoqërohet kryesisht me burra të moshuar dhe shumë të pasur. Prej disa kohësh ajo ishte me Mick Jagger dhe më pas u takua me Nicholas Berggruen.

Ajo ka disa kohë me Al Pacinon dhe kalojnë shumë mirë me njëri-tjetrin. Diferenca në moshë nuk duket të jetë problem për të, edhe pse ai është më i madh se babai i saj. Noor shoqërohet shpesh me njerëz të pasur dhe vjen gjithashtu nga një familje e pasur”, thonë disa burime për këtë media.

Dyshja u fotografuan së bashku këtë javë duke darkuar me disa persona të tjerë.

Kjo nuk është hera e parë që Pacino shoqërohet me vajza shumë më të vogla se ai pasi kujtojmë se më herët ka qenë në një lidhje me aktoren izraelite Meital Dohan, me të cilën u nda në vitin 2020. Ata i dhanë fund lidhjes së tyre dyvjeçare për shkak të hendekut të madh të moshës prej gati katër dekadash mes tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...