27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Arrestohet 31-vjeçari në Tiranë, po drejtonte makinën nën efektin e drogës, policia bën apel

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi është kapur duke drejtuar mjetin nën efektin e drogës.

Sipas burimeve 31-vjeçari A. S, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë pas urdhërit të këtyre të fundit për të ndaluar.

Pas testit me pajisjen AquilaScan rezultoi se i riu ishte në timon nën efektin e lëndëve narkotike.

Njoftimi i policise:

Policia Rrugore e Tiranës vë në pranga një tjetër shtetas që drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Drejtuesi i automjetit, 31-vjeçari A. S., ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë Rrugore dhe ka tentuar të largohet, por është vënë në pranga.

Ky është rasti i tretë, brenda dy javëve, gjatë të cilit Policia Rrugore e Tiranës arreston në flagrancë drejtues mjetesh që përdorin mjetet nën efektin e lëndëve narkotike.

Menjëherë pas publikimit në rrjetet sociale të një video-je, në të cilën një automjet qarkullonte me shpejtësi duke shkelur semaforin, në bulevardin “Bajram Curri”, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë evidentuar dhe ndaluar automjetin.

Në momentin e ndalimit drejtuesi i automjetit tip “Audi”, shtetasi A. S., është konstatuar se drejtonte automjetin pa vendosur rripin e sigurimit.

Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S., ka refuzuar t’ia paraqesë dokumentacionin e kërkuar oficerit të Policisë, si dhe ka kundërshtuar, me dhunë shoqërimin në organet e Policisë, duke manifestuar sjellje agresive dhe të dhunshme në raport me kërkesat ligjore te punonjësve të Policisë Rrugore.

Ky shtetas ka kundërshtuar efektivët e Policisë, edhe për të bërë testin e alkoolit.

Në këto kushte është neutralizuar drejtuesi i mjetit dhe pas shoqërimit të tij, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, ai është testuar me aparatin drogë-testues dhe ka rezultuar se e drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, këtij shtetasi iu pezullua leja e drejtimit për 24 muaj, iu zbritën 15 pikë nga leja e drejtimit dhe iu vendos masa administrative 89.000 lekë të rinj, për shkeljen e nenit 185 “Drejtimi i mjetit nën efektin e lëndëve droguese”, të parashikuar nga Kodi Rrugor. Kjo shkelje u provua pas matjes me aparatin drogë-testues, të markës “AquilaScan”.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Me makinë të blinduar dhe armë me fishek në fole, arrestohet pas ndjekjes 41-vjeçari...

0
Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lezhë, pasi qarkullonte me një automjet të blinduar dhe nuk iu bind urdhrit të efektivëve për të...

Tragjedia që tronditi familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën në zjarr: dy...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia që goditi familjen shqiptare Manati në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë humbën jetën pasi...

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...