27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Përfundon proçesi në Bulqizë, kandidati Fatos Hoxha zgjidhet kryetari i ri i PD

Ka përfunduar procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të degës së Partisë Demokratike në Bulqizë. Procesi i nisur në orën 9:00 të së martës është mbyllur rreth orës 23 e 15 minuta. Për të votuar rreth 1037 anëtarë të PD në Bulqizë u deshën më shumë se 12 orë. Procesi është shoqëruar gjatë gjithë ditës me tensione, duke u ndërprerë disa herë.

Simpatizant të të dy kandidatëve shqyen derën e sallës ku po zhvillohej procesi i zgjedhorë, për tu futur në radhë që të mund të votonin.
Pas ndërhyrjes së përfaqësuesve të komisionit të rithemelimit të PD, procesi ju rithye normalitetit, por sërish janë dashur afro 12 orë që të gjithë anëtarët të mund të votonin njërin nga kandidatët në garë, mjekun Fatos Hoxha dhe avokatin Shaqir Manjani.

Pas numërimit të të gjitha votave të vlefshme, kandidati Fatos Hoxha ishte votuar nga 587 anëtarë, ndërsa kandidati tjetër Shaqir Manjani nga 442 anëtarë, duke bërë që kryetar i ri i PD në Bulqizë, të zgjidhej Fatos Hoxha. 8 vota rezoltuan të pavlefshme.

Kujtojmë se zgjedhjet për kryetarin e ri të degës së PD në Bulqizë janë shoqëruar me tension dhe akuza që të dielën. Kandidatët Fatos Hoxha dhe Defrim Fiku akuzuan për tjetërsim të listës së votuesve ku sipas tyre në të ishin shtuar rreth 500 emra, numër i cili mund të bënte fitues kandidatin Shaqir Manjani. Ata kërkuan shtyrjen e zgjedhjeve për të Martën.

Ndërkohë, kandidati Defrim Fiku i cili mbante aktualisht detyrën e Kryetarit të PD në Bulqizë u tërhoq nga gara duke lënë të garonin mjeku Fatos Hoxha dhe avokati Shaqir Manjani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Me makinë të blinduar dhe armë me fishek në fole, arrestohet pas ndjekjes 41-vjeçari...

0
Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lezhë, pasi qarkullonte me një automjet të blinduar dhe nuk iu bind urdhrit të efektivëve për të...

Tragjedia që tronditi familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën në zjarr: dy...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia që goditi familjen shqiptare Manati në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë humbën jetën pasi...

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...