34.6 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

“Kam një mesazh për demokratët që janë akoma me zemër të thyer”/ Vokshi: “Udhëtimi ynë do të jetë i vështirë por jo i pamundur”

Deputetja demokrate Albana Vokshi dha një mesazh nga Kuvendi Kombëtar i PD për demokratët që siç tha ajo janë ende me zemër të thyer. “Kam një mesazh për demokratët që janë akoma me zemër të thyer.

Ky kuvend e dëgjon edhe zërin tuaj. Ne do të vazhdojmë të punojmë që të jemi të gjithë bashkë. Ne jemi këtu për të bërë PD më të fortë dhe më të madhe”, deklaroi ajo.

Vokshi u shpreh se PD shumë shpejt do të udhëheqë Shqipërinë dhe shtoi se është krenare që është pjesë e historisë për transformimin e selisë blu.

“Ne do të punojmë bashkë. Udhëtimi ynë do të jetë i vështirë por jo i pamundur. Ne kemi forcën kurajon dhe besimin e palëkundur që do ia dalim. Ne zgjodhëm bashkimin në vend të konfliktit dhe përçarjeve.

Të gjithë së bashku le ta bëjmë PD forcën politike modern që frymëzon të rinjtë. Kjo PD shumë shpejt do të udhëheqë Shqipërinë. Ne do jemi krenar që u bëmë pjesë e historisë për transformimin e PD. Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë. Edhe mirënjohjen e demokratëve për Berishën”, u shpreh Vokshi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...