10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Edhe sot prindër e fëmijë protestojnë te shkolla në Rinas, u bashkohen dhe mësuesit

Protesta e banorëve të Rinasit është zhvendosur pranë shkollës 9-vjeçare të zonës. Prindër e fëmijë po protestojnë tashmë prej 3 ditësh kundër projektit të ARRSH-së për lëvizjen drejt aeroportit të Rinasit me një sens lëvizjeje, e kësaj kundërshtie i janë bashkuar dhe mësuesit.

Në një prononcim për mediat ata thanë se janë me komunitetin dhe deri në momentin që kjo situatë të zgjidhet mësimi do të bojkotohet.

“Na penalizon se është rrugë e përditshme, rruga është e rrezikshme për fëmijët. Ne jemi me fëmijët! Jemi me komunitetin, stafi ka qenë i plotë në shkollë dhe i kemi rënë rreth e rrotull, s’kemi rrugë tjetër. Duhet të bëjmë 30 kilometra rrugë”-tha njëri nga mësuesit.

“Ne kemi bërë kërkesë në ministri duke thënë se fëmijët shkelin në rrugë të automjeteve, nuk na sollën as furgon. As në këmbë as në makinë nuk ka zgjidhje, s’ka as rrugë alternative. E kemi njoftuar dhe drejtoreshën për situatën. Unë bashkohem me protestuesit, jam dhe vetë i penalizuar”-u shpreh një tjetër

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...