13.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bosnje cakton se kur do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bosnje e Hercegovinë ka caktuar 2 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, pavarësisht se politikanët e këtij vendi kanë dështuar që të pajtohen për reformën zgjedhore dhe për buxhetin e vitit 2022, që do të duhej ta financonte mbajtjen e zgjedhjeve.

Komisioni tha më 4 maj se gjashtë nga shtatë anëtarët e tij kanë votuar në favor të caktimit të 2 tetorit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve. Qytetarët do të votojnë për anëtarin boshnjak, atë serb dhe kroat të Presidencës trepalëshe, për deputetët e Parlamentit në Federatën Boshnjake-Kroate, për ata në entitetin e Republikës Sërpska, si dhe për liderët e dhjetë kantoneve. Nacionalistët kroatë kanë kërkuar reforma në ligjin zgjedhor, me qëllim që të rrisin përfaqësimin e tyre, pasi për vite me radhë janë ankuar se ata nuk e kanë entitetin e tyre brenda shtetit.

Anëtari kroat i presidencës trepalëshe të Bosnjës është zgjedhur në dy palë zgjedhjet e kaluara në bazë të votave të shumicës boshnjake, pa mbështetjen e partisë më të madhe etnike kroate, Bashkimit Demokratik të Bosnjës, ose liderit të saj, Dragan Çoviç. Boshnjakët u kanë rezistuar thirrjeve për formimin e një qarku me shumicë kroate, duke shtyrë Çoviçin dhe partinë e tij që të ndërpresin bashkëpunimin me homologët e tyre boshnjakë në shumë forume.

Në muajt e fundit është rritur frika se Bosnja mund të shpërbëhet. Ky shtet qeveriset në bazë të Marrëveshjes së Dejtonit, që i ka dhënë fund luftës në vitin 1995 dhe e ka ndarë Bosnjën në Federatën Boshnjake dhe Kroate dhe në entitetin me shumicë serbe, të njohur si Republika Sërpska. Serbët e Bosnjës kanë kërcënuar me ndarje, ndërsa kroatët kanë thënë se do t’i bojkotojnë zgjedhjet nëse nuk realizohet reforma zgjedhore, e cila i adreson ankesat e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...