35.9 C
Tiranë
Wednesday, July 15, 2026

Balla akuza të forta ndaj Berishës: Je përgjegjës për masakrën në Bosnje, kot fare je!

Kërkesa e deputetëve të grupit të Rithemelimit, për të miratuar një rezolutë për krimet e Serbisë në Bosnje është bërë shkak për replika të forta në sallën e Kuvendit.

Balla akuzoi Berishën se ka furnizuar me naftë Serbinë, pavarësisht një vendimi të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për embargo.

Balla tha se drejtësia shqiptare do të duhej të hapte hetime për këtë shkelje të Berishës, që sipas tij nuk ka asnjë autoritet moral për dënimin e krimeve në Bosnje, sa kohë që ka ndihmua me naftë Serbinë.

Me shumicë votash, socialistët votuan kundër miratimit të rezolutës, ndërkohë që Berisha i akuzoi ata si pengje të Aleksandër Vuciçit.

Taulant Balla: Kuvendi i Shqipërisë, Shqipëria e ka dënuar, e dënon dhe do ta dënojë gjithnjë tragjedinë e Bosnjes, dhe ka përshëndetur të gjitha dënimet shembullore të masakrës së Hagës. 8 mijë boshnjakë mylsimanë kanë humbur jetën, dhe besoj se në 11 Korrik, bjemë të gjithë dakord që të kemi një seancë për të përkujtuar këtë masakër.

Kur ka ndodhur kjo masakër e Sëebrenicës, në 11 Korrik 1998, ja kam thënë dje zotit Shehu, se me këtë përfaqësuesin e botës së përtejme, kjo që sapo dëgjuam duken si turpërime, është e pakuptueshme, është njeriu i vetëm që në këtë sallë, që kanë përgjegjësinë direkte të turpit që ka marrë Shqipëria asokohe.

Erdhe si capi te kasapi sot, kisha kohë që e prisja të thosha këto fjalë, gjenocidi serb është ushqyer me naftën prej teje, në 25 Prill të 1998, rreth 3 muaj përpara kësaj tragjedie, Nju Jork Times, publikon një raport të zv,presidentit amerikan, ku thuhet se Shqipëria po furnizonte me naftë kontrabandë ushtrinë serbe në Bosnje.

Të vjen  mirë zotrote që ti ke thyer embargon për të furnizuar Serbinë me naftë, është shkruar në raport. Ndaj vjen çudi e madhe, se pse Amerika u kujtua për Saliun, ku e gjen ti guximin që vendos firmën i pari.

Njeriu pas kaq shumë kohësh e ndjen një keqardhje, ti ke përgjegjësinë direkte për këtë. Po të mos e furnizoje ti me naftë ushtrinë jugosllave nuk do të kishte ndodhur kjo. Është fundi i botës. Nuk mund të shkosh deri në këtë nivel të mazokizmit.  Ti nuk duhet të ishe fare në këtë sallë, je kot fare, kjo është një vepër penale që nuk parashkruhet, ajo që të them unë Sali, është që kjo vepër penale nuk parashkruhet.

Ne nuk mund të përdoremi në këtë Kuvend nga një person i botës së përtejme, thyerja e embrargos të kombeve të bashkuara duhet të rihapet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse do të vdesim, do të vdesim bashkë”, rrëfimi tronditës i gruas që shpëtoi...

0
Svetlana Grković nuk e lëshoi për asnjë çast bashkëshortin e saj, Ljubiša Karović, në momentet më të frikshme të jetës së tyre. Teksa 61-vjeçari...

Kosova shpall “non grata” ministren serbe Paunoviç, Sveçla: “Çdo përpjekje për të ringjallur ideologjitë...

0
Kosova ka shpallur person “të padëshirueshëm” ministren serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, duke i ndaluar asaj përherë hyrjen apo kalimin...

“Forcat amerikane janë gati për veprim”, nis bllokada detare ndaj Iranit pas urdhrit të...

0
Bllokada e re detare ndaj Iranit ka nisur në orën 23:00 sipas kohës greke, në zbatim të paralajmërimeve të mëparshme të presidentit amerikan Donald...

Spanja në finalen e Botërorit pas 16 vitesh, “La Roja” eliminon Francën me dy...

0
Spanja është finalistja e parë e Kupës së Botës 2026, pasi ka mposhtur Francën me rezultatin 2-0 në gjysmëfinalen e zhvilluar në Arlington, Texas. Skuadra...

Aksident tragjik në Vlorë, automjeti përplas për vdekje 80-vjeçaren në Vranisht

0
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e së martës në qarkun e Vlorës, ku një këmbësore 80-vjeçare ka humbur jetën pasi është...