26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Presidenti i FIFA-s, zyrtarizon vizitën në Shqipëri: “Do të jetë një kënaqësi e madhe për mua të vizitoj vendin tuaj”

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të jetë së shpejti në Tiranë për t’u takuar me drejtuesit e FSHF-së dhe anëtarët e komunitetit të futbollit shqiptar.

Përmes një letre drejtuar Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, numri 1 i qeverisë së futbollit botëror shkruan se mezi pret të vizitojë Shqipërinë.

Në vizitën e Presidentit Infantino pritet të inaugurohet “Shtëpia e Futbollit”, një investim i madh i FIFA-s si dhe të zhvillohen festimet për 90 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në qeverinë e futbollit botëror.

I dashur President,

Jam shumë i kënaqur që pata rastin t’ju takoj javën e kaluar në Vjenë për Kongresin e 46-të të Zakonshëm të UEFA-s. Siç edhe e diskutuam, do të jetë një kënaqësi e madhe për mua të vizitoj vendin tuaj në muajt në vijim, për t’u takuar me anëtarët e komunitetit shqiptar të futbollit dhe zyrtarët e qeverisë si edhe për të ndarë vizionin tonë për futbollin dhe mënyrat për të zhvilluar më tej lojën tonë dhe promovimin e vlerave të saj në Shqipëri dhe në rajon.

Zyrat tona do të kontaktojnë për të gjetur datën dhe orën e duhur për vizitën. Ndërkohë, ju uroj sa më shumë suksese për organizimin e finales së UEFA Conference League 2022 në Tiranë dhe pres me padurim, i nderuar President, t’ju shoh përsëri shumë shpejt. Juaji sinqerisht, Gianni Infantino!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...