29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Berisha takim me demokratët në Korçë/ “Regjimi aktual autokratik është antishqiptari që ka qeverisur këtë vend pas Enver Hoxhës”

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur pasditen e sotme në qytetin e Korçës në një takim me demokratët e kësaj zone.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka akuzuar qeverinë se nuk kontrollohet më nga qytetarët por nga interesat personale të disa qeveritarëve.

Sipas Berishës, ky është regjimi më antishqiptar pas atij të Enver Hoxhës.

“Kjo mbështetje, kjo energji, sëbashku me atë të demokratëve të tjerë, bëri që forca jonë politike të vijë sot më e fortë se kurrë, të vijë sot opozitë e vërtetë e këtij kombi. E vendosur në misionin e saj të shpëtojë Shqipërinë. E vendosur të shpëtojë vendin nga një regjim autokratik. I cili me qeverisjen e tij po rrënon çdo ditë jetesën, identitetin, qenien shqiptare. Nga një regjim dhe një qeveri e cila nuk kontrollohet më nga qytetarët, por kontrollohet nga interesat personale të qeveritare. Një regjim i cili i shkëputur tërësisht nga ju, krijon për vete klane dhe pasuri përrallore, duke vjedhur taksat tuaja, pasuritë publike ndërsa u rezervon qytetarëve varfërinë, mjerimin dhe largimin nga vendi i tyre. Me qëndrimet e tij, me politikat që ndjek, regjimi aktual autokratik është regjimi më antishqiptar që ka qeverisur këtë vend pas Enver Hoxhës” – tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...