1.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së/ Rama: “Mësojmë shumë nga këta partnerë tejet të fuqishëm dhe të ditur”

Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së gjatë një ceremonie për dekorimin e gjeneralit Tod Daniel Wolters.

Kreu i qeverisë e ka konsideruar këtë marrëdhënie si gur themeli. Ndër të tjera, Rama u shpreh se ne kemi mësuar më shumë nga partnerët tanë të fuqishëm.

“Ne e nisëm atje ku e lamë në vitin 1991 dhe mesa duket është vendosur një gur themeli i ri. Nuk është përherë e lehtë, ndonjëherë është shumë kërkuese. Duket më sfiduese nga ç’mund të përbvallojmë, është shumë përmirësues për ne. Nuk guxoj të pyes asnjë prej ambasadorëve amerikanë se çfarë mësojnë nga Shqipëria. Mund t’ju them që ne mësojmë shumë nga këta partnerë tejet të fuqishëm dhe të ditur.

Forcat e armatosura janë shprehja më e mirë e rrugëtimit tonë për të mësuar, shoqëruar nga miq dhe aleatët amerikanë, brenda NATO-s dhe në nivel dypalësh. Dhe nëse sot forcat tona të armatosura, kanë shkuar në një nivel që edhe ata më optimistë nuk do guxonin ta përfytyronin 20 vite më parë, kjo ka ndodhur falë miqve dhe aleatëve tanë amerikanë. Nga ana tjetër, nëse kemi qenë në gjendje të kuptojmë ngadalë, por me vendosmëri se kemi potencial për të shfaqur në aleancë, sëbashku me të gjithë shtysën e asaj që të luftojmë për atë që është e drejtë.

Sigurisht në këtë raport shumë, ka të bëjë me njerëzit, shumë lidhet me ata të cilët janë shprehja njerëzore e kësaj marrëdhënie, ambasadorë, gjeneralë, të dërguar, punonjës të cilët në kuadrin e punës së tyre, duhet të mishërojnë parimet dhe ambiciet e kësaj marrëdhënie. Mes tyre, gjenerali Walters, ka një vend të posaçëm. Nuk po e them këtë për shkak të rrethanave apo se rasti e do të them ca fjalë.

Më lini t’u them që e donim ne këtë. Ndonjëherë duam ne diçka dhe donim që të shprehnim përgfëzimet tona gjeneralit Walters. Gjenerali Walters jo vetëm ka qenë mbështetës, por edhe i prirur të tregojë me vepra dhe jo me fjalë që e ka përzemër këtë marrëdhënie. Fjala përzemër është një fjalë që e vlerësoj shumë. Forcat e Armatosura, nuk do harrojnë se sihte pikësëpari Gjenerali Walters që mbështeti transformimin e bazës ajrore të Kuçovës, në një bazë të NATO-s” – tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT