20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Rama: “Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë pro-amerikanë, ne mund të jemi gjithçka por nuk jemi budallenj”

Kryeministri Edi Rama i dorëzoi medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters.

Në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë pro-amerikanë.

“Ofrojmë shprehjen më të thellë të mirënjohjes, personi që nderojmë është gjeneral dhe ndoshta ,mund të jetë hera e fundit që kam privilegjin të nderoj një gjeneral. Ai u tregua shumë i sjellshëm duke thënë se ka marrë çdo yll dhe medalje që shteti amerikan jepte, kështu që shtimi i një tjetër embleme në uniformën e tij është privilegj. Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë pro-amerikanë. Ndonjëherë miqtë tanë evropianë ndiejnë një lloj kureshtie se si ndodh që Shqipëria, shqiptarët janë ka pro amerikanë.

Jam i sigurt që përherë nëse disa prej tyre nuk janë familjarizuar me historinë tonë mund të dukemi budallenj për ta thënë troç, ne mund të jemi gjithçka por nuk jemi budallenj. Ne jemi këtu në këtë pjesë historie të lidhur kaq fort me këtë aleat dhe këtë mik, falë edhe një pjesë tjetër të historisë që e ndërpreu këtë marrëdhënie e cila këtë vit shënon 100 vjetorin e saj. Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane e patën pikënisjen 100 vjet më parë.”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...