10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Kryeministri Rama zbulon projektin e ri/ “Duke punuar për një bazë detare të NATO-s në Shqipëri”

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot se është punuar për një projekt për një bazë detare të NATO-s në Shqipëri. Rama tha se idetë do i shpalosen Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters.

“Fakti që kam pasur mundësi të takohem me gjeneralin, të flas me të më ka bërë të ndihem shumë i inkurajuar në fjalët e tij kur më tha “mund të jeni një vend i vogël, e keni një ushtri të vogël, por mund të gjen vendin tuaj duke krijuar vlerë të shtuar për të gjithë aleancën”.

Kjo është ajo çfarë më frymëzoi për t’i ndarë këto fjalë me ministren, me shefin e Shtabit, me njerëz të terë e na bëri të ulemi e të mendojmë më thellë se si mund të arrijmë deri aty.

Kemi disa ide të mira e çka është më me rëndësi kemi disa miq të mirë. Jemi shumë besimplotë sot që mund të gjejmë vërtet vendin tonë për të qenë vlerë e shtuar në këtë aleancë.

E lashë për këtë moment që ti them gjeneralit që nesër do kemi mundësi t’i tregojmë disa prej ideve e në këto kohë mjaft specifike të rrezikshme besoj që ai sërish do konsiderojë për të pasur një bazë detare të fjalës së fundit të NATO-s në Shqipëri.

Na takon ne që ti paraqesim projektin atij e ti tregojmë atë për çka kemi punuar e më pas ai më pas që prej fillimit do jetë avokati e mbështetësi i kësaj idej”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...