11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Balla i përgjigjet Alibeajt: “Shqiptarët na besuan 78 mandate, PS jo vetëm që ka legjitimitetin por ne do vijojmë të punojmë të sigurojmë më shumë vota”

Kreu i Grupit të PS Taulant Balla, në një komunikim për mediat i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj, i cili tha se mazhoranca nuk e ka legjitimitetin për të zgjedhur presidentin e ri.

Balla tha se PS e ka legjitimiteti dhe se Alibeaj e ka shumë gabim, ndërsa shtoi se shqiptarët meritojnë një president mbi palët.

Balla theksoi se PS i ka 74 mandate për ta zgjedhur Presidentin në raundin e katërt, nëse dështon dhe raundi i tretë këtë të dielë.

“E kam thënë që ne shqiptarët na besuan 78 mandate në 25 prill, por këto nuk u arritën të konfiguroheshin në mandate për shkak të problemeve që u lidhën me një numër të konsiderueshëm të votave të pavlefshme.

PS jo vetëm që ka legjitimitetin, grupi parlamentar socialist jo vetëm që ka numrat por ne do vijojmë të punojmë që të arrijmë të sigurojmë më shumë se sa votat që ne kemi të dhëna nga shqiptarët.

Në kuptimin që 74 ka grupi parlamentar i PS pastaj me radhë dhe grupet e tjera parlamentare.

Edhe sot kam komunikuar me dy grupet e tjera parlamentare të opozitës, përveç PD, me të cilët ne do vijomë dhe ditët në vijim në mënyrë që ky dialog brenda Kuvendit të vijojë
ndaj po jap përgjigje përfundimtare, kësaj historisë që vijon të tjerrë zoti Alibeaj se PS nuk e ka legjitimitetin e ka shumë gabim, dhe i kemi numrat e momenti i votimit të presidentit do doja të zgjidhej me më shumë se 84 vota pra të mos shkojë dëm gjithë kjo përpjekje për konsensus.

Ju do jeni dëshmitar dhe të momentit kur ne do propozojmë emër e të gjithë deputetët do marrin pjesë në votim, besoj se shprehja me votë është shprehja më kuptimplotë e demokracisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...