31.8 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Detaje / Gjendet trupi i një 37-vjeçareje i hedhur në kanal në Shkodër

Një grua është gjetur e pajetë në një livadh në zonën e “By Pass-it” në Shkodër, në vendin ku qëndron komuniteti rom.

Sipas Policisë, në trupin e vajzës janë konstatuar shenja dhune dhe mendohet se ajo ka disa ditë që ka ndërruar jetë. Autoritetet ndërkohë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen të zbardhin më shumë detaje rreth dinamikës së saj.

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e Shkodrës, ku u gjet pa shenja jete në një kanal trupi i 37-vjeçares Leze Qosja.

E reja është larguar nga banesa që me datë 8 maj, ndërsa denoncimi në Polici është bërë nga e motra 10 ditë më vonë, pra me 18 maj. Që prej kësaj date policia ka nisur kërkimet për gjetjen e gruas.

Ajo është gjendur pasditen e kësaj të marte, në një kanal pranë “By Pass-it”. Policia ka konstatuar në trupin e saj hematoma, që dyshohen se janë shkaktuar nga dhuna. Ndërkohë, është zbardhur dhe një pjesë e deklaratës së motrës së saj në Polici.

Sipas motrës së Leze Qoses, e reja kohët e fundit vuante nga depresioni, por nuk dihet nëse pikërisht kjo ka qenë arsyeja e vdekjes së saj apo ndonjë shkak tjetër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...