20.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

“Ata që bullizojnë kanë kaluar një jetë të tmerrshme “,Beatriks Ramosaj flet në emisionin e Luanës

Në një lidhje live me Luana Vjollcën, në kuadër të projektit “Thuaje”, Beatrix ka folur për periudhën e vështirë që kaloi pas daljes nga Big Brother VIP.

“Kam qëndruar për 100 ditë e izoluar komplet pa asnjë informacion dhe kur del, nuk del normal. Nuk je në gjendje aq të mirë sa përpara. Ju e dini se sa traumatike ka qenë eksperienca për mua, më e rëndë se të tjerët dhe e kam përjetuar më shumë. Jam përballur me një negativitet shumë të madh, me komente nga më të këqijat.”, tha Trixa. Më tej, artistja tha se ajo që ka përjetuar ka qenë traumatike.

Duke iu referuar lidhjes me aktorin, Trixa tha se “nuk e kuptoj gjithë atë lloj negativiteti ndaj një personi që nuk ka bërë asgjë gabim”. Këngëtarja u ndal gjithashtu dhe te sulmet e rënda me të cilat janë përballur familjarët e saj gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së famshme.

“Ka njerëz që ndërgjegjësohen. Unë mendoj se e mira ka më shumë fuqi sesa e keqja. Nuk dua ta cilësoj e keqja, se mbase dhe ata që bullizojnë kanë kaluar një jetë të tmerrshme që kanë arritur në atë pikë. Besoj se e mira e bën ndryshimin kështu që shoh te vetja një pikë të fortë. Nuk e quaj gabim fare që vendosa të ndaj eksperiencën time dhe të ngrija zërin për diçka që është shumë e gabuar në këtë botë.

Më vjen shumë keq që në vendin tonë, mediat dhe shumë emra të njohur kur shohin një fenomen të tillë, nuk kanë reaguar. U desh një emër shumë i madh, me influencë siç është mami i Rita Orës, që të fillonin dhe të flisnin të tjerët. Gjatë kohës që kam qenë brenda ishte e vështirë dhe për njerëzit e mi sepse janë ofenduar nga shumë njerëz, është shumë e shëmtuar. Nuk e kuptoj atë lloj negativiteti, kundrejt një njeriu që nuk ka bërë asgjë gabim.”, rrëfeu ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...