21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Mashtronte qytetarët me viza dhe punësime jashtë shtetit, arrestohet 30-vjeçarja nga Berati

Zbardhen detaje të reja në lidhje me arrestimin e Veriana Gegës, nën akuzën e mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve. Mësohet se ndaj 30-vjeçares nga Berati, ishin depozituar 40 kallëzime nga persona të ndryshëm, mes të cilëve edhe familjarë të vajzës.

E reja dyshohet iu ka marrë qytetarëve shuma të mëdha parash duke i mashtruar me viza dhe punësime jashtë territorit shqiptar. Shumica e qytetarëve të mashtruar janë nga qyteti i Tiranës dhe i Elbasanit.

Denoncimi i fundit ndaj 30-vjeçares për mashtrim është bërë nga një shtetas kosovar, i cili i kishte dhënë asaj shumën prej 16 mijë eurosh për ta pajisur me pasaportë shqiptare.

Ndërkohë policia ka nisur punën për identifikimin e bashkëpunëtorëve të saj.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Promise”.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Përvetësonte shuma të konsiderueshme parash, me anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, vihet në pranga 30-vjeçarja.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra mbi vendodhjen e një shtetaseje të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Promise”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetases:

– V. G., 30 vjeçe, banues në Berat, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim.

Kjo shtetase dyshohet se me anë të mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuara, ka përfituar shumën 16000 euro nga një shtetas kosovar, me pretendimin se do t’i kryente atij, procedurat për pajisjen me pasaportë shqiptare.

Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit, ka përfituar shuma të ndryshme monetare, nga shtetas të ndryshëm në Republikën e Shqipërisë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të shtetases V. G.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...