30.9 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Bujar Nishani përcillet sot për në banesën e fundit, flamujt do të jenë në gjysmështizë

Do të zhvillohet sot ceremonia shtetërore e përcjelljes për në banesën e fundit, të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishanit, i cili ndërroi jetë më 28 maj në një spital në Gjermani.

Flamujt në të gjithë institucionet shtetërore janë ulur në gjysmështizë, pasi qeveria e shpalli 2 Qershorin ditë zie. Në orën 10:00-12:00 do të zhvillohen homazhet zyrtare sipas ceremonialit dhe protokollit të shtetit

Pas orës 12:00, arkëmorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor, shkon në këmbë deri tek ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit. Atje do të mbahet ceremonia e varrimit dhe fjalimet e lamtumirës. Në fund, dreka mortore në nderim të të ndjerit President Bujar Nishani.

Dje, Presidenti Ilir Meta i akordoi z. Nishani, dekoratën e Flamurit Kombëtar.

“Në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore,- njoftoi Presidenti, – për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe europian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare, i akordova sot ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar.

Në nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...