19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Anulimi i vizitës së Lavrov në Beograd/ Berisha: “Kjo provon se Edi Rama vasal i Vuçiç me Ballkanin e Hapur kërkon të vendosi Shqipërinë nën hegjemoninë e Serbisë”

Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas anulimit të  vizitës së ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov në Beograd, për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore për avionin me të cilin do të udhëtonte nga tre vende fqinje të Serbisë.

Berisha ka publikuar një artikull të medias serbe kurir.rs duke cituar një deklaratë të Lavrov teksa thekson se ai i del zot Ballkanit të Hapur si projekt rus.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha thekson se kjo provon se Edi Rama është vasal i Aleksander Vuçiç dhe me Ballkanin e Hapur kërkon ta vendosë Shqipërinë nen hegjemoninë e Serbisë dhe influencen direket të Rusisë.

Reagimi i Berishës

Me kete rast pershendes perzemersisht vendimet e qeverive te vendeve anetare te NATO-s per ndalimin fluturimit te avionit te ministrit te Putinit ne hapsiren e tyre ajrore dhe denoj me forcen me te madhe aktin antikombetar, anti europian te Edi Rames, mbeshtetjen nga ana e tij te projektit ruso-serb te Ballkanit te Hapur. sb

Goebelsi i Vladimir Putinit, Lavrov i del zot  Ballkanit te Hapur si projekt rus!

Pas ndalimit qe i beri Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi, avionit te tij per te fluturuar ne hapsiren ajrore te ketyre vendeve per ne Beograd, Goebbelsi i diktatorit gjaksor Putin ju deklaroi mediave serbe se ai po shkonte ne Beograd per projektin e Ballkanit te Hapur.

Te dashur miq, kjo provon se Edi Rama vasal i Aleksander Vuçiç me Ballkanin e Hapur kerkon te vendosi Shqiperine vendin anetar te NATOs nen hegjemonine e Serbise dhe influencen direkte te Rusise.

Konkretisht Lavrov deklaroi per mediat serbe: “Natyrisht, ata që po i tërheqin fijet në Bruksel nuk e kanë dashur këtë, nuk kanë dashur që ne t’i shprehim mbështetjen tonë për Beogradin, ndër të tjera, projektin e Ballkanit të Hapur. Tashmë është e qartë për të gjithë se Brukseli, NATO dhe BE duan ta kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të quajtur Ballkani i Mbyllur-tha ministri i Jashtëm rus.

Me kete rast pershendes perzemersisht vendimet e qeverive te vendeve anetare te NATO-s per ndalimin fluturimit te avionit te ministrit te Putinit ne hapsiren e tyre ajrore dhe denoj me forcen me te madhe aktin antikombetar, anti europian te Edi Rames, mbeshtetjen nga ana e tij te projektit ruso-serb te Ballkanit te Hapur. sb

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...