14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Berishës i mbyllet mikrofoni në Kuvend, Felaj i kërkon të ndjeki rendin e ditës

Ish kryeministrit Sali Berisha i është ndëprerë sërish fjala, pasi sipas drejtueses së seancës, Ermonela Felaj, çështja për të cilën Berisha po fliste nuk ishte pjesë e rendit të ditës.

Berisha e nisi fjalën e tij lidhur me mungesën e marrëveshjes së ekstradimit mes Shqipërisë dhe vendeve të Beneluksit. Më pas menjëherë ka ndërhyrë drejtuesja e seancës e cila i ka ndërprerë fjalën ish kryeministrit me arsyetimin se po fliste për temë ndryshe nga rendi i ditës.

Berisha: Zotërinj deputetë, zonja deputete, të dashur qytetarë dhe qytetare, prej kohësh vendet e Beneluksit presin nga Shqipëria marrëveshjen e ekstradimit. Shqipëria nuk iu përgjigjet këtyre vendeve. Nuk i përgjigjet Belgjikës dhe vendeve të tjera për të firmosur në kohë…

Drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj: Seanca e sotme ka vetëm një rend dite dhe në kohën që ka për të folur patjetër që mund ta diskutojmë. Kur të merrni fjalën nuk do ju ndërhyjë askush. Kjo nuk është çështje ëpr procedurë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...