23.9 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

Zgjedhja e Presidentit/ Dashamir Shehu: “Opozita tregoi një paaftësi të madhe, nuk propozoi asnjë”

Dashamir Shehu ka folur për presidentin e ri të zgjedhur, Bajram Begaj. I ftuar në ‘Frontline’ në News24, Shehu u shpreh se opozita në këtë proces e humbi shansin e saj dhe se sipas tij tregoi një paaftësi të madhe.

“Ata nuk propozuan asnjë, jo se nuk vendosën emrin tim, por treguan një paaftësi të madhe. Kjo luftë që ka 10 vite që ka filluar, vijoi po me të njëjtën filozofi edhe me çështjen e presidentit. Nuk ka rëndësi, Presidentin do ta zgjidhte Edi Rama, por opozita do të paguajnë çmimin faturave të saj.  Grupi i Berishës e përdori këtë punë për të goditur grupin tjetër. Grupi i Alibeajt, gabuan . Kjo punë u bë pazar…U bë një skemë politike që nuk kishte vlerë. Këtu hyhej për të fituar dinjitet opozita, jo se humbi emrin tim, por opozita e humbi këtë shans. Ne si grup i vogël bëmë detyrën tonë, por opozita humbi shansin për të treguar se ka peshë në politikë. Ky grupi i Alibeajt tregoi se nuk ka vizion. Këtu nuk ka nevojë për marrëveshje, Kushtetuta na e ka dhënë të drejtën. Uroj që ky njeri , që është i zgjedhur i Edi Ramës , të bëhet president i të gjithë palëve. Jeta politika e tregon nëse je apo jo i pavarur. Ky njeri deri tani është zgjedhur president dhe për tu bërë besoj se ka gjithë kohën përpara.”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...