24.5 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Varhelyi flet për Ballkanin e Hapur: Duhet të vazhdojë, nuk ka logjikë të flasim për aderim nëse

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, mendon se nisma “Ballkani i Hapur” duhet të vazhdojë.

Ai tha se “Ballkani i Hapur” është një mundësi e mirë për rajonin, duke shtuar se po ashtu mund të jetë një mundësi për përshpejtimin e rrugës drejt integrimit në BE.

Varhelyi: Mendoj se iniciativa Ballkani i Hapur nuk është vetëm e mirë dhe të gjithë e mbështesin, por ajo është mundësi me të cilën përballet rajoni dekada të tëra. Normalisht mund të jetë edhe mundësi për përshpejtimin e rrugës drejt BE-së. Integrimi i vërtetë fillon me ekonominë dhe shoqërinë. kjo është një arritje e rëndësishme e rajonit, nuk e bëmë ne, nuk e bëri SHBA.

Ata e shpikën këtë ide dhe filluan ta shfrytëzojnë. Kur për herë të parë në tavolinë kishim një plan të madh të investimeve që u zhvillua bashkë me këtë rajon, për zgjidhjen e sfidave më të mëdha, ne i kemi zgjidhur ato çështje dhe atëherë kuptuam se pa bashkëpunim rajonal plani për investime strategjike nuk do të arrijë shumë. Nuk ka logjikë të flasim për aderim në BE nëse në vetë rajonin ende duhet të rrezikohet diploma juaj nëse duhet të punoni në një shtet tjetër.

Nuk vlen asgjë nëse biznesi juaj nuk mund t’i shesë prodhimet në rajon. Rajoni e ka këtë potencial dhe vetëm rajoni mund të ndihmojë. Kjo është mënyra jonë për Ballkanin e Hapur.

Vlerësoj se Ballkani i Hapur duhet të vazhdojë. Sot shohim si do firmosen marrëveshjet dhe rezultatet që marrëveshjet paraprake i treguan duke i lehtësuar jetët e njerëzve. Tani më shumë se kurrë duhet të punojmë bashkë dhe ta zgjidhim këtë krizë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...