15.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

Kërkonte lekë për të blerë kokainë, ja pse italiani vrau 35-vjeçaren shqipëtare dhe tranvestitin italian

Autoritetet italiane janë duke vazhduar me intensitet të lartë hetimet për vrasjen e shqiptares Nevila Pjetrit dhe transgjinorit Carlo Bertolotti në qytezën e Sarzanës, teksa në pranga kanë vendosur autorin 31-vjeçar, Daniele Bedini.

Mjeku ligjor nga inspektimi në vendngjarje dhe autopsia e mëvonshme në morg ka ndryshuar kohën e vdekjes së transesksualit Bertolotti. Ndryshimi jep një skenar më të kodifikuar për vdekjen e vetë parukierit 43-vjeçar dhe vrasjen e Nevila Pjetrit.

Të dyja viktimat janë shkaktuar nga të shtënat me armë zjarri dhe në të dyja rastet kanë ndodhur në natën midis së shtunës dhe të dielës, me diferencë vetëm disa orë.

Sipas prokurorisë, në lokalitetin e njohur si “dy liqenet”, në periferi të Sarzanës, 31-vjeçari Daniele Bedini prej vitit 2015 ka shkuar gjithmonë për të marrë kokainë, ose kërkonte para për të blerë lëndë narkotike nga kalimtarët.

Me justifikimin për të kryer marrëdhënie seksuale me Nevila Pjetrin që ushtronte prostitucion në zonë, Bedini dyshohet se e ka marrë atë dhe e ka urdhëruar që t’i jepte menjëherë paratë që kishte në çantë.

Hetuesit dyshojnë se pas refuzimit dhe rezistencën së 35-vjeçares, Benati e ka vrarë shqiptaren. Ndërkohë sa i përket viktimës tjetër, ai e ka rrahur dhe vrarë duke e goditur me të paktën një plumb pas veshit.

Të dy ishin në mjetin e 31-vjeçarit, në një fushë të brendshme që lidhej me rrugën, jo shumë larg strehës së disa tregtarëve të drogës afrikano-veriorë, që jetojnë aty për të furnizuar me drogë ata burra që, së bashku me seksin, dëshirojnë të blejnë kokainë, heroinë, marihuanë ose hashash.

Më tej mediat italiane shtojnë se tregtarët e drogës e kanë parë Bedinin duke shkarkuar diçka, mendohet se trupin e njërës prej viktimave nga automjeti, e më pas të largohej.

Ndërkohë në afërsi të trupit të Nevilës, karabinierët nuk gjetën asgjë, pasi vrasësi i dyshuar i kishte vjedhur celularin dhe paratë. Por ndoshta ato nuk mjaftuan, dhe kjo mendohet të jetë arsyeja pse Bedini, një adhurues i palestrës dhe jetës në lokale me prostituta, do të përdorte të njëjtën metodë për të vrarë transeksualin Karlo.

Madje hetuesit nuk përjashtojnë as hipotezën se transgjinori mund ta ketë njohur 31-vjeçarin dhe e kishte parë atë të kalonte fillimisht me Nevilën dhe më pas vetëm, ndaj për rrjedhojë u bë i dyshimtë.

Pra, Carlo sipas tyre mund të jetë vrarë pasi ai konsiderohej një dëshmitar i mundshëm nga Benati.

Pavavrësisht kësaj, hetuesit ende nuk ka asnjë gjurmë të armës, ndërsa vlen të theksohet se Nevila dhe Carlo u vranë nga një plumb i kalibrit 22, që i atribuohet një pistolete në posedim të babait të Bedinit, një marangoz dhe sipërmarrës i ndershëm.

I ati i autorit kishte raportuar për zhdukjen e armës dhe hetuesit thonë se atë e kishte marrë Bedini dhe e kishte mbajtur të fshehur.

Sa i përket historikut të tij kriminal, autori akuzohet për një listë vjedhjesh, grabitjesh, blerje të mallrave të vjedhura, ndërsa ka kryer edhe disa sulme në bizneset tregtare ku ai ishte klient.

Prokuroria, pas zbulimit të trupit të Nevilës dhe dyshimeve të para për Bedinin, ka dyshime konkrete se vrasësi ka qenë totalisht jashtë kontrolli dhe mund të kishte shkaktuar viktima të tjera, për të marrë para ose për të eliminuar dëshmitarët e vërtetë ose të supozuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT